SKANDALI/ Shtëpia e rindërtuar prishet për 3 muaj, Rama dhe Veliaj e inauguruan në 26 dhjetor 2020

Duket se propagandës së Veliajt dhe Ramës, për rindertimin e shtëpive të prishura nga tërmeti, po i vjen fundi. Një denoncim i hapur është bërë sëfundmi nga një banore në Farkë të Vogël. Ajo tregon se vetëm pak muaj nga rindërtimi i shtëpisë, janë evidentuar punë të bëra pa cilësi dhe seriozitet.

Kjo është shtëpia e Aldie Balit në Farkë të Vogël të Tiranës. Ajo mori çelësat nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me 26 dhjetor. Në këtë inaugurim, kamerat e Bashkisë përçuan imazhe mbresëlënëse për godinën e sapondërtuar në shtëpinë që familja humbi nga tërmeti. Pa u mbushur ende tre muaj, ndërtesa nuk ruan më atë pamje të servirur për mediat nga kryebashkiaku i Tiranës. Dyshemeja mbulohet nga lagështia, ndërsa shkallët janë krisur. Zonja e shtëpisë tregon si degradoi shtëpia në kaq pak kohë, raporton oranews.

“Duhet të ishte mbushur me granil, ka vetëm mbetje që hidhnin nga sovatimi”. Në fakt e keqja tani nisi për familjen Bali.

Zonja Aldie tregon se si muret janë mbushur me polisterol, material që përdoret për termoizolim. Për rastin është ankuar në njësinë administrative. “Është tulla, buka e peshkut dhe sovatimi.Kam qenë në komunë dhe i kam thenë administratorit, më ka thënë do ta rregullojmë. Deri sot asgjë nuk është bërë.” Imazhet që u publikuan nga autoritetet me 26 dhjetor nuk kapën këtëhapësirë, e cila është lënë e pambaruar nga ndërtuesit. Veliaj në inaugurim u tha se familja kishte pamje soditëse para shtëpisë. Por këta banore nuk kanë as kanalizime të ujërave të zeza. “Dalin ujërat atje në fund dhe më hyjnë brenda në shtëpi.”

Më dramatik është fakti se themelet e ndërtesës nuk japin asnjë garanci për sigurinë. Tani kjo familje ka në pronësi vetëm letrat e strehës së premtuar.