Urdhëri sekret nga Rama: Luljeta Bozo mos dalë më në TV

Pas zhurmës që shkaktoi me intervistën e saj në emisionin ‘Dekalog’, se në kohën e Enverit kishte më shumë të mira sesa të këqia, e cila u përcoll me një fortunë nga antikomunistët dhe ngjalli një zinxhir replikash në shtypin e ditës, prijësa e listës së PS së Tiranës, Luljeta Bozo është futur provizorisht në karantinë. Një urdhër i ardhur nga sferat e larta të partisë, disa mendojnë drejtpërdrejt nga Rama, i ka ndaluar asaj pjesmarrjen në debatet televizive. Disa TV informative që kanë kërkuar ta kenë në emisionet e tyre zonjën e tërmetit, kanë marra një “JO” të prerë nga koordinatorët e fushatës së PS.

Pas deklaratave të bujshme zonja Bozo dha dhe një intervistë në “Javanevs” ku ajo bëri 180 gradë prapakthehu. Ajo theksoi disa herë se e dënonte regjimin diktatorial dhe tha: “Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje për ta”.

Andi Bushati: Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Dukej qartë se kthimi tek koncepti i ish disidentit dhe presidentit çek Vaclav Haveli, të cilin e ka përdorur edhe Rama ne vitet ’90 i ishte imponuar Luljeta Bozos. Dhe pasi u detyrua të bënte këtë piruetë ajo është zhdukur nga ekranet.

Nuk dihet sa kohë do të zgjasë karantina për të parën e listës së PS në Tiranë, por kuptohet qartë se sinqeriteti dhe çiltërsia e saj për të thënë ato që mendon, nuk janë të mirprituara në një parti ku shkalla hierarkike vendoset nga aftësia për të qënë hipokrit.