Gazetari Blendi Fevziu ka ftuar kryedemokratin Lulzim Basha të marrë shkopin, dhe të shpjegojë premtimet e tij në ekranin e madh, por përgjigjja e krydemokratit e ka habitur. Pjesë nga biseda: Basha: Ky është një aplikacion që ndodhet te “Shqipëria fiton”. Fevziu: Uuu dolën këto, hajde se këto me shkop janë të bukura. Basha: Nuk e kam qejf shkopin. Fevziu: Hajde, nuk ke zgjidhje. Basha: Të ftoj të bësh diçka me që e ke shkopin në dorë. Fevziu: Hajde tani, do të bëhesh kryeministër dhe nuk lëviz nga vendi? Basha: Unë nuk ulem fare për atë punë… Basha: Vendos një...
Continue reading...ejona
A do jepësh dorëheqjen nga PD nëse humb zgjedhjet? Jep përgjigjen Lulzim Basha
Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur në emisionin “Opinion” nëse do të jepte dorëheqjen nga kreu i PD po të humbiste zgjedhjet. Basha nuk ka dhënë një përgjigje, duke thënë se nuk ka asnjë shancë që PD të mos triumfojë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa akuzoi qeverinë socialiste se në 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim. Diskutimi: Pyetja: Çfarë do të ndodhë nëse humbet zgjedhjet? “Objektivi i 25 prillit është përcaktuar nga shqiptarët, Shqipëria do ndryshim. Në fakt ndryshimi ka filluar pa ardhur 25 prilli. Nuk ka nëse, që Shqipëria ka nevojë për ndryshim e di çdo kush e...
Continue reading...Fushata zgjedhore! Ilir Meta plas ‘bombën’: Ky kandidat me numër 17 duhet të ishte në burg
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “ABC News” ku ka akuzuar se njëri prej kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste është në listën e Tiranës për të blerë vota. Sipas Metës, numri 17 në listën e PS-së për kryeqytetin (përkon me Alqi Bllako), duhet të ishte në burg. Borat, prototipët ndodhen midis mjekëve që u çon lule, që i zgjedh dhe për të drejtuar listat e deputetëve! “Kandidati i 17-të i Partisë Socialiste në listën e Qarkut të Tiranës duhet të ishte sot në burg, i përfshirë në aferën skandaloze të inceneratorëve....
Continue reading...“Nuk mund t’ju shmangeni kur nuk iu leverdisin!” Blendi Fevziu i kujtoi çështjen e bujshme, Basha acarohet në emision
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke ju referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit tha se keqmenaxhimi i financave publike shkon në 7.2 miliardë euro. Por ndërsa gazetari Fevziu i kujtoi kryedemokratit raportin e KLSH dhe akuzat e ngritura ndaj lidhur me rrugën Durrës-Kukës në kohën që ishte ministër, Basha tha se në rastin e tij akuzat rezultuan të gënjeshtërta. Pjese nga diskutimi në studio Fevziu: Meqë ju referuat KLSH-së, është po kjo KLSH që në rrugën Durrës- Kukës ju nxirrte në një humbje prej 260 milionësh. Nuk mund t’i referohemi institucioneve kur ju leverdisin dhe t’ju shmangeni kur nuk...
Continue reading...“Edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë”, Yuri Kim del me mesazhin e fuqishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dalë me një mesazh të fortë për SPAK. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave. Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur. “SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,”...
Continue reading...Shpërthen keq Rama: Kam 7 vjet e kusur që nuk fle gjumë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se brenda muajit prill në vendin tonë do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Pas lajmit që njoftoi kreu i qeverisë në rrjetet sociale, të shumta kanë qenë reagimet nga qytetarët. Një nga komentuesit i shkruan se e gjithë kjo po bëhet me zgjedhjet. Replika: Qytetari: Duhet me than shyqyr qe jan zgjedhjet e i jepni vedit ifije me u duk mir ne sy te njerzve per me marr naj vote …….se kam vec per ty por edhe per anen tjeter …. Rama: Po po, se gjithe keto...
Continue reading...Probleme të reja në Suez: Pse Egjipti nuk lejon “Ever Given”-in të largohet nga vendi?
Egjipti pret më shumë se një miliard dollarë dëmshpërblim pasi anija e mallrave “Ever Given” bllokoi trafikun përmes Kanalit Suez për gati shtatë ditë, tha kreu i administratës së kanalit, Osama Rabey. Rabey paralajmëroi se anija dhe ngarkesa nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Egjipti, përveç nëse çështja e kompensimit paraqitet para gjykatës. Ai u tha mediave shtetërore egjiptiane se shuma e kompensimit mbulon operacionin e nisjes së anijes, kostot e bllokimit të trafikut dhe të ardhurat e humbura nga kalimi i anijeve kur kanali u bllokua. “Kjo është e drejta e Egjiptit,” theksoi Rabey, i cili...
Continue reading...Paralajmërim për ‘hakmarrje’? Zyberaj ia kujton Vjosa Osmanit kontributin për rrëzimin e Pacollit si president
Një prej njerëzve më të afërt të Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’. Zyberaj thotë se dhjetë vite më parë Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar Pacollin nga pozita e presidentit pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës që u hartua me ndihmën e Vjosa Osmanit, e cila tashmë po kërkon votat për t’u bërë shefe e shtetit. Ai thotë se një veprim i tillë i LDK’së dhe Vjosa Osmanit ishte joprofesional, jopolitik dhe dashakeqës. Reagimi i plotë: “Pikërisht në këtë kohë, para 10 vjetësh, në bazë të një vendimi të Gjykates...
Continue reading...Palmer presion mbi Listën Serbe të qëndroj në seancë kur votohet Osmani, e thërret direkt në telefon edhe Vuçiqin
Presion i jashtëzakonshëm është bërë bërë mbi Listën Serbe, që deputet e këtij subjekti politikë të qëndrojnë në sallë në momentin kur do të votohet Vjosa Osmani si presidente e vendit. Burime të gazeta Blic nga ky subjekt politikë kanë thënë se presionin ka qenë aq i madh saqë edhe Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është marrë më këtë çështje.Madje sipas këtyre burimeve Palmer është kujdesur që të sigurohet mirë për Listën Serbe saqë ka komunikuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuciq. “Lista Serbe do të qëndroj në sallë” – ka qenë...
Continue reading...Lushtaku: Duam Murat Jasharin për president, jo Vjosa Osmanin
Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të ketë bindjen se Vjosa Osmani do të zgjedhet presidente e vendit, madje shtytës i kësaj çështje doli edhe ish-partia e znj.Osmani, LDK, e cila mori vendim që të ia bëjë kuorumin, por jo edhe Partia Demokratike e Kosovës Kjo e fundit ka kundërshtuar fuqishëm zgjedhjen e saj si presidente, sipas kësaj partie Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese. Një ndër njerëzit më të fuqishëm në Partinë Demokratike, Sami Lushtaku, në një prononcim tha se personi në fjalë është njëra prej figurave më përçarëse dhe jo unifikuese. “Unë e respektoj vendimin...
Continue reading...