Berisha vërtet u shpall “non grata” nga SHBA, por referuar këtij zhvillimi politik, a mund të ketë kjo dhe pasojë penale. Që do të thotë, a mund të ketë procedim për akuza të caktuara nga përtej oqeanit nga autoritetet shqiptare. Kësaj i është përgjigjur së fundi kreu i SPAK-ut Arben Kraja. “Lista është një proces që ndodh ne SHBA. Ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal. Ajo që unë garantoj është se çfarëdo indicie apo material që do vijë, që do jetë në dispozicion, padiskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë...
Continue reading...ejona
Lulzim Basha fitoi zgjedhjet në PD, Astrit Patozi del me mesazhin e fuqishëm
Astrit Patozi ka bërë një reagim pasi Lulzim Basha u konfirmua sërish si kreu i partisë demokratike. Postimi i Patozit: “NË SHQIPËRI TË GJITHË FITOJNË PASTËR Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi. Basha, po ashtu, i mund pastër rivalët e vet në PD, ndonëse kjo konsiderohet si maskaradë zgjedhore Por edhe “të mundurit” e tij do të fitonin thellë me ndjekësit e tyre në FB, gjithmonë, nëse do të ishin vetëm ata që do të votonin. Ndërkohë që secili prej këtyre të fundit ndjehet pa asnjë dyshim Zot, kur shkon...
Continue reading...Hapja e negociatave me BE, ministrja Xhaçka jep lajmin fantastik për Shqipërinë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar në Bruksel me ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag. Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e Holandës në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. “Shpresojmë se Parlamenti Hollandez do ta mbështesë qëndrimin e Qeverisë. Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”, u shpreh ministrja. Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet nga kryeministri Rama.
Continue reading...Basha u rikonfirmua në krye të PD, gazetari i njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë: Ja pse mori mbi 6 mijë vota Agron Shehaj
Lulzim Basha u rizgjodh për të tretën herë në krye të PD-së duke fituar me mbi 80% të votave përballë tre rivalëve të tij. Lidhur me këtë gazetari Juxhin Mustafaraj u shpreh se demokratët i besuan edhe njëherë Lulzim Bashës me shpresën se do të hapë partinë dhe do të sjellë një frymë tjetër për t’i çuar drejt pushtetit. Por cfarë do të ndodhë me rivalët? “Nuk besoj se asnjëri prej rivalëve të përjashtohet. Do të jetë i vështirë një bashkëpunim me Shehajn, që tha se Basha nuk do ta sjellë dot PD-në në pushtet”. Por si shpjegohet fakti që...
Continue reading...Nano del me paralajmërimin ‘bombë’: Ja çfarë do të ndodhte nëse Sali Berisha do të rikthehej në krye të Partisë Demokratike
Deklaratën e Sali Berishës, i cili tha se mund të rikthehet në krye të PD, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si vendim që mund të nxirrte PD-në jashtë sistemit. Nano tha në studion e lajmeve të MCN TV se PPE nxitoi të përshëndeste fitoren e Bashës për shkak se kanë dëgjuar edhe deklaratat e Berishës dhe se me reagimin e tyre kanë dashur të tregojnë se mbështesin gjeneratën e re. “Ai e ka lënë të hapur qartazi, por unë e shoh të pamundur. PPE sot lëshuan një deklaratë dhe përshëndetën Bashën. Ata janë ngutur sepse kanë dashur të thonë...
Continue reading...Rama-Basha me parti të rinovuara në shtator, 68 për qind e deputetëve aktualë ikin nga Parlamenti, Berisha humbet forcën në PD
Parlamenti që do të marrë detyrën më 9 shator do të jetë tërësisht i rinovuar nga figurat e vjetra. Si kryesocialisti Rama ashtu dhe kryedemokrati Basha, javën që lamë pas mbyllën çështjet brenda partive të tyre dhe në shtator do të shkojnë me parti të rinovuara. Që para 25 prillit nisi një proces i fortë spastrimi dhe sipas statistikave, në shtator rreth 70 për qind e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në Parlament. Instituti i Studimeve Politike ka hartuar një raport mbi emrat që largohen dhe shifrat janë interesante. “Parlamenti zyrtarisht thotë se legjislatura ishte histori suksesi, deputetët...
Continue reading...A do të vazhdoni të jeni President deri në vitin 2022? Ilir Meta kapet në befasi nga gazetarja, shihni reagimin e tij
Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë sot në Elbasan në manastirin e “Shën Joan Vladimirit”, ku pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin. Meta deklaroi se tema e shkarkimit është vënë në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai i sugjeroi gazetarët që të merren me një çështje me rëndësi siç është sipas tij vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit. “Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur...
Continue reading...Meta-Kryemadhi në panik, nisin të boshatisin llogaritë bankare, tërheqin 39 mijë euro dhe 59 mijë paund, vajzës i japin 17 mijë euro
Zbardhet pasuria e presidenti Ilir Meta për vitin 2020. Gazeta “SOT” ka siguruar pranë Inspektoratit të Larë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deklarimet për vitin 2020, ku bien në sy shumë elementë. Së pari familja presidenciale ka nisur të boshatisë llogaritë bankare. Nuk dihet se çfarë ka ndikuar, nëse ishte fushata zgjedhore apo frika nga drejtësia e re, por Monika Kryemadhi ka tërhequr nga llogaritë e saj bankare 39 mijë euro dhe 59 mijë paund. Nëse shohim me radhë deklarimet e Metës dhe Kryemadhit, sipas deklaratave pranë ILDKP, presidenti ka deklaruar: Pakësim në llogarinë personale në lekë, 273.731 lekë;...
Continue reading...E dua Berishën sepse dua Amerikën
Nga: Agim Xhafka Sepse jemi të dy shqiptarë dhe afër menç që Berishën e quaj vëlla, ndërsa Blinken psh e thërras “sir”. Sepse ka qenë në vitin ‘90 në krye të protestave për shembjen e murtajës komuniste. Mjafton kaq të them që ai ka qenë heroi im. Dhe jo vetëm imi. Donte guxim mitik ai vit. Sepse qeverisi mes tallazeve dhe ia doli: -Të na fusë në NATO, -Të na heqë vizat për qarkullim të lirë në Evropë. -Të sjellë çdo vit mbi 1 miliard euro investime të huaja. Sepse sa herë shkoj në Prishtinë uroj Berishën, siç e uroj...
Continue reading...Zbardhet pasuria e Ramës, kryeministri dhe djali përfitojnë 1.8 milionë lekë dhe 25 mijë euro nga veprat e artit, bashkëshortja 7.7 mln lekë në llogari
Zbardhet pasuria e kryeministrit Edi Rama për vitin 2020. Gazeta ka siguruar pranë ILDKP deklarimet më të fundit pasurore për krerët e politikës dhe po ndajmë sot me lexuesit deklarimet që ka bërë kryeministri Edi Rama. Sipas të dhënave të ILDKP, Rama ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari bankare më 31.12.2020- 511,359 lekë; të ardhura nga paga për vitin 2020, 1,772,430 lekë dhe të ardhura nga krijimtaria artistike – shitja e punimeve artistike (vlera neto, detyrimet tatimore të paguara), 1,806,335 lekë. Bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, përfshirë edhe të ardhurat personale...
Continue reading...