Mjeku infeksionit Tritan Kalo i pyetur nëse mund të kalojmë periudhën pandemike në muajin maj, profesori tha se është e rrezikshme të bëhen parashikime të tilla, kjo pasi nuk dihet fundi i saj por edhe fillimi i këtij virusi nuk është qartë i përcaktuar. “Parashikime të tilla janë fatale po të bëhen, sepse e gjithë bota është përpara një infeksioni që nuk dihet kur e ka fundin, dihet kur e ka fillimin por edhe atë fillim nuk e ka qartë të përcaktuar, ka shumë abuzime në lidhje me fillimin e pandemisë. Tendenca që thuhet për përfundimin në fillim të majit...
Continue reading...ejona
Pamje të rralla! Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin e Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian, dhe çfarë shkruante ai në ditarin e tij (FOTO)
Zbulohen disa foto të panjohura që i përksin viteve 1956-të, ku diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, me disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, anëtarë të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia etj., ka pritur në Shqipëri, kreun komunist të Koresë së Veriut, Kim Ir Sen, si dhe vizitën që ai me një pjesë të udhëheqjes së lartë ka bërë më pas në Korenë e Veriut në atë kohë, gjë të cilat ai i ka publikuar në ditarin e tij. Prej dy tre ditësh në të gjitha mediat më të...
Continue reading...Greqia ligj për punëtorët sezonalë nga Shqipëria si shkak i situatës së krijuar nga Covid-19
Parlamenti në Greqi pritet të miratojë një projektligj që parashikon të japë zgjidhje për çështjen e punëtorëve sezonalë që shkojnë çdo vit në vendin fqinj nga Shqipëria. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. ”ProtoThema” citon ministrin grek të Zhvillimit Rural, Makis Voridis. “Brenda javës, ne do të paraqesim në parlament një projektligj për zgjidhjen e çështjes së punëtorëve sezonalë nga Shqipëria që punojnë në sektorin grek të bujqësisë”, deklaroi Voridis. ”Ky problem u ngrit pas mbylljes së kufirit greko-shqiptar për shkak të pandemisë së koronacionit”, theksoi ai. ”Me garancitë shëndetësore, ne do të kemi numrin e punëtorëve që na...
Continue reading...Gjoba nga 500 euro mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që shkuan në Itali
Grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve që u nisën drejt Italisë për tu ardhur në ndihmë pacientëve me COVID-19 nuk e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tyre. Sipas Corriere della Sera, ata janë gjobitur nga policia në Breshia pasi natën e fundit të misionit të tyre kanë vendosur të festojnë me muzikë dhe birra në dhomat e hotelit ku po qëndronin. Raportohet se pronari i hotelit ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka gjetur në një nga dhomat 10 prej tyre duke festuar. Mësohet se disa nga grupi i mjekëve dhe infermierëve nuk...
Continue reading...“Bota do marrë trajtë tjetër”, Grida Duma rishfaqet ndryshe, mesazhi i veçantë: Era e ndryshimit po vjen (VIDEO)
Me një mesazh ndryshe ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i është drejtuar ndjekësve te saj dhe publikut në rrjete sociale. Grida Duma me një fjalim motivues i bën thirrje gjithesecilit ta shohe izolimin si një oportunitet dhe një pikë kthese ku të fillojë ndryshimi. “Ndryyshimi eshte levizje, levizja eshte mundesi, mundesia duhet shfrytezuar”, thotë Duma. Postimi i plotë: “Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh. Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”. Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”. Zilia, ambicja,...
Continue reading...Veseli: Asnjë deputet i PDK nuk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë siç e ka quajtur të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin. Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë. Këto deklarata ai i bëri gjatë vizitës në kompaninë “Alba Group”, “Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e mashtrimit. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pergjegjese për situatën në të cilën na ka sjellur. Ata duhet vetë ta tejkalojnë këtë situatë por zgjidhja më e mirë është që të krijohen kushtet dhe pas pandemisë të kemi zgjedhje...
Continue reading...Fitoi luftën me Covid-19, Boris Johnson bëhet baba për herë të pestë
Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë njoftuar se sot në mëngjes janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm në një spital në Londër. Si nëna ashtu edhe foshnja kanë shëndet të mirë, tha zëdhënësi i tyre. “Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”, deklaroi zëdhënësi i tyre. Kujtojmë se Johnson u bë baba për herë të pestë, meqë ka katër fëmijë nga martesa e mëparshme. Kryeministri britanik kaloi një kohë të vështirë pasi u infektua me koronavirus, por së fundmi është rikthyer në punë.
Continue reading...“E kanë deformuar, opozita shfrytëzoi rastin”, Elisa Spiropali shuan të gjithë zërat, jep njoftimin e rëndësishëm
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se propozimi i Ilir Beqajt “është deformuar, ndryshuar dhe stilizuar për rrjetet sociale”. Ajo njofton se ky propozim nuk është në asnjë plan për të prekur pensionet dhe pagat. “Opozita shfrytëzon gjithçka, edhe në kohë pandemie. Por, mund të themi me plot gojën se qeveria nuk ka asnjë plan për të prekur pensionet dhe pagat”, – u shpreh ministrja Spiropali për A2.
Continue reading...“Refuzoni vaksinat e Bill Gates”, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e papritur për pandeminë dhe i thotë të gjitha
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale lidhur me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri dhe se si po përdoret nga politika. Statusi i Spahiut në Facebook: “Refuzoni” vaksinat e Bill Gates, dhe përdorni 5 pikat e planit Basha/Rama, para dhe pas buke. Thonë që injoranca s’ka kufi, por në Shqipëri në këto ditë Pandemie budallallëku i njerzve po shpërthen hapur në rrjetet sociale. Ka një reaksion ndaj tentativave të dështuara për gjetjen e një vaksine e cila do ishte shpresa e vetme për të shmangur një katastrofë humbjesh të jetëve...
Continue reading...“Çdo ditë po marrim lajme të mira”, Pëllumb Pipero zbulon çdo ndodhë nga gjysma e muajit maj për qytetarët dhe bizneset
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me përhapjen e pandemisë globale të COVID-19. Ai tha se shifrat në Shqipëri janë pozitive dhe shpresëdhënëse, dhe kjo faktohet edhe nga personat të cilat vijnë dhe lënë spitalin. “Unë besoj se çdo ditë po marrim lajme të mira. Sa i takon ecurisë së epidemisë, që fatmirësisht ka qenë e butë, e përballueshme nga kapacitet spitalore në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdo ditë kemi pacientë që shërohen dhe lënë spitalin, por edhe në negativizohen në karantinë. Numri i rasteve që shtrohen në spital janë në shifra të...
Continue reading...




