“E kanë deformuar, opozita shfrytëzoi rastin”, Elisa Spiropali shuan të gjithë zërat, jep njoftimin e rëndësishëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se propozimi i Ilir Beqajt “është deformuar, ndryshuar dhe stilizuar për rrjetet sociale”.

Ajo njofton se ky propozim nuk është në asnjë plan për të prekur pensionet dhe pagat.

“Opozita shfrytëzon gjithçka, edhe në kohë pandemie. Por, mund të themi me plot gojën se qeveria nuk ka asnjë plan për të prekur pensionet dhe pagat”, – u shpreh ministrja Spiropali për A2.