A janë dëgjuar nga politikanët, specialistët në Shqipëri për COVID-19? Mjeku Tritan Kalo befason me përgjigjen

Mjeku infeksionit Tritan Kalo i pyetur nëse mund të kalojmë periudhën pandemike në muajin maj, profesori tha se është e rrezikshme të bëhen parashikime të tilla, kjo pasi nuk dihet fundi i saj por edhe fillimi i këtij virusi nuk është qartë i përcaktuar.

“Parashikime të tilla janë fatale po të bëhen, sepse e gjithë bota është përpara një infeksioni që nuk dihet kur e ka fundin, dihet kur e ka fillimin por edhe atë fillim nuk e ka qartë të përcaktuar, ka shumë abuzime në lidhje me fillimin e pandemisë.

Tendenca që thuhet për përfundimin në fillim të majit dhe që bota po fillon të hapet, niset nga fakti se numri i të shtruarve, dhe të infektuarve kanë tendence pozitive në rënie çfarë dikton ekonominë të marrë frymë por mbi të gjitha të marrë frymë mendja njerëzore e cila e mbyllur në një paraburgim virusal e bën njeriun të ketë çrregullime psikologjike. Këto çrregullime tek ne janë të shtuara edhe nga ato që janë trashëguar nga tërmeti i 26 nëntorit” – tha ai.

Prof. Tritan Kalo iu përgjigj edhe pyetjeve qe kanë të bëjnë me deklaratat politike në lidhje me situatën pandemike në vend, nëse janë dëgjuar nga politikanët, specialistët në Shqipëri në këtë COVID-19.

Kalo: Më shumë se herë tjetër. Të paktën për këtë situatë janë dëgjuar më shumë se herë tjetër.