Veseli: Asnjë deputet i PDK nuk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë siç e ka quajtur të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin.

Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë. Këto deklarata ai i bëri gjatë vizitës në kompaninë “Alba Group”,

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e mashtrimit. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje janë pergjegjese për situatën në të cilën na ka sjellur. Ata duhet vetë ta tejkalojnë këtë situatë por zgjidhja më e mirë është që të krijohen kushtet dhe pas pandemisë të kemi zgjedhje demokratike dhe legjitimitet demokratik”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së kërkon që sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës të votohet pakoja emergjente e propozuar nga PDK.

“Jemi të një ndërmarrës i cili është pjesërisht duke punuar ky është edhe qëllimi i vizitës time ne do u ndihmojmë ndërmarrësve si Sherifi që zhvillojnë aktivitetin e tyre por nuk kanë mundësi ta kenë të plotë. Sherifi në sektorinë e ndërtimtarisë është i bllokuar, Sherifi në sektorin e hotelerisë është po ashtu totalisht i bllokuar… pakoja e rimëkëmbjes ekonomike të cilën e kam propozuar në Kuvendin e Kosovës duhet të aprovohet sa më shpejt për faktin se i ndihmon Sherifit si ndërmarrës dhe 70 mijë ndërmarrësve tjerë, iu ndihmon 280 mijë punonjësve në sektorin privat dhe më së shumti i ndihmon çdo kujt që tenton të angazhohet mos te jetë në lëmosh sociale”, tha ai.

Drejtori i Kompanisë së Betonit, Sherif Ramukaj tha se përkundër pandemisë nuk e kanë ndërprerë prodhimin e betonit, por që COVID19 i ka lënë prapa në sektorin e ndërtimtarisë.

“Ne në këtë situatë shumë të vështirë jemi mundua me punua nuk e kemi ndal prodhimin e betonit dhe gurores. Në sektorin e ndërtimit jemi shumë prapa për shkak të pandemisë deri në këto momente jemi shtyrë me forcat tona emergjente”, u shpreh ai.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ka vizituar edhe pikën doganore në Han të Elezit.