ejona

Greqia hap mbi 500 plazhe në pritje të të nxehtit, ja kriteri bazë

Greqia do të lejojë hapjen e disa plazheve në fundjavë, kur vala e nxehtësisë pritet të godasë vendin. Agjencia e Mbrojtjes Civile thotë se kjo liri do të përfshijë 515 plazhe, ku cadrat duhet të vendosen në një distancë prej të paktën katër metra, dhe 1.000 metra katrorë plazh do të jetë në gjendje të përdoret nga një maksimum prej 40 personash në një kohë. Kjo është pjesë e lehtësimit gradual të masave kufizuese në vend. Zyrtarët e shëndetësisë raportuan 16 infeksione të reja dhe tre vdekje të tjera të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në...

Continue reading...

Gruaja që e dinte se do të ndodhë Korona, ja çka parashikon pas epidemisë

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, telefoni i Laurie Garrett vazhdon të tingëllojë, dhe emailet që kërkojnë ndihmë po vijnë nga e gjithë bota. Duket se ajo dinte shumë më tepër sesa ne, shumë kohë para se Wuhan-i të bëhej ai që është sot. Në një artikull në “Cassandra Corona”, i cili i referohet një profetesie antike me këtë emër, botuar në mars në faqen e internetit Vanity Fair, Garrett përmendet si një nga njerëzit që parashikuan me saktësi se do të shfaqej një virus i ngjashëm me këtë që po vepron sot dhe që do të na bënte...

Continue reading...

Pyetet për të dashurin e Arbana Osmanit, moderatorja Rudina Dembacaj jep përgjigjen e papritur për ish te fejuarin e parë

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është shumë e komentuar dhe ka një interes të lartë publik jeta e saj private por edhe ajo profesionale. Ka folur shumë dhe hapur për babanë e vajzës së saj, ish-bashkëshortin Aleks, që tashmë është kthyer edhe ai në personazh publik. Por gjithashtu Rudina Dembacajt i është bërë publike edhe fejesa e saj me Eduart Grishajn, i cili tashmë pret nje fëmijë me moderatoren Arbana Osmani, por për këtë të fundit moderatorja ka zgjedhur të mos flas në publik. E ftuar së fundmi në “Why Not”, Rudina u pyet nga rubrika “pyetje nga Instagrami”: “Flet...

Continue reading...

Kur do hapen kufijtë tokësor? Kryeministri Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live me gazetarët është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19. Rama ka shtuar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve. “Brenda pak ditësh do dalim me vendimmarrje. do vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësor të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Kushdo që vjen karantinohet në shtëpi. Shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor. Fluturimet janë të kufizuara.“ – tha Rama.

Continue reading...

“Do të jetë fundi i BE-së siç e njohim ne!” Soros bën parashikimin e zymtë pas goditjes nga pandemia

Investitori dhe filantropi miliarder, George Soros shpjegon në një intervistë të gjatë për ‘Independent’ sesi pandemia Covid-19 ‘shtron’ gjithçka për kapitalizmin për grabitje, si Donald Trump po shkatërron veten dhe si vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese gjermane mund të rezultojë në ‘përfundimin e BE siç e njohim ne ‘. Keni parë shumë kriza. A është pandemia e Covid-19 e krahasueshme me ndonjë të mëparshme? GEORGE SOROS: Jo. Kjo është kriza e jetës sime. Edhe para kësaj, kuptova se ishim në një moment revolucionar ku ajo që do të ishte e pamundur apo edhe e pakonceptueshme në periudha normale ishte...

Continue reading...

Zbulohet marrëveshja mes Putinit-Vuçiqit-Thaçit-Ramës?

Deklarata e fundit nga Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, se një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që zëvendëson Rezolutën 1244, në fakt nuk është krejtësisht e rastësishme. Kjo deklaratë është në kuadër të përpjekjeve të Rusisë për të nxitur që Serbia të braktis rrugën drejt BE-së, me çka “Rusia ka tregtuar me Amerikën”, gjë të cilën e potencoi edhe Drejtori i Forumit për raporte etnike në Beograd Dushan Janjiç. Rusia, duke deklaruar se mbështet çfarëdo ideje, siç është edhe ajo për ndarjen e...

Continue reading...

Osmani: Spastrim i heshtur etnik nga shteti serb në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka ngritur çështjen e Medvegjës dhe shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë. Ajo në Facebook ka shkruar se krahasuar me regjistra, numri i shqiptarëve që jetojnë tash atje është shumë më i reduktuar se në vitin 2011. Ky reduktim, shkruan ajo, nuk është i rastësishëm. Sipas Osmanit, Medvegja në shënjestër të Serbisë për vite po mëton të fshijë shqiptarët nga regjistri i asaj komune. Derisa ka përmendur disa nga problemet në Luginë, ajo ka shtuar se kërkesat e atyre shqiptarëve po mbetetn të paadresuara në Kosovë. Për këtë, Osmani ka thënë se duhet të gnritet brenda e...

Continue reading...

Vuçiq: “Lobimi amerikan është temë serioze, bëhet fjalë për lobuesin më të madh shqiptar dhe njeriun e fuqishëm”

Presidenti i Serbis Aleksandar Vuçiq në adresimin para qytetarëve të Serbisë ka fol për situatën aktuale politike, krizën e pandemisë dhe zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë u përgjigj në pyetjen e “Alo” rreth akuzave nga lotuesit shqiptar në ShBA dhe ndikimit të tij tek liderët më të fuqishëm botëror. Në këtë pyetje Vuçiq ka thënë se “kjo është temë shumë serioze, që është përcjell me shumë vëmendje….bëhet fjalë për njerëz që kanë sulmuar Serbinë dhe mua”. “Fjala është për Eliot Engel senatorin doajen dhe lotuesin më të fuqishëm shqiptar nga Bruklini dhe bëhet fjalë për njeriun shumë me ndikim dhe të...

Continue reading...

Trump del papritur nga konferenca: Përplaset ashpër me njërën nga gazetaret (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump përfundoi papritur konferencën e tij për shtyp të koronavirusit, derisa shëkmbeu fjalë me një reportere aziatiko-amerikane. Gazetarja e CBS News, Weijia Jiang e pyeti Trump se pse ai vazhdon të këmbëngul që SHBA po ec më mirë se vendet e tjera, kur ishte në diskutim çështja e testimit të virusit. ‘’Pse ka rëndësi kjo?’’, e pyeti ajo. ‘’Pse kjo duhet të jetë një konkurrencë globale, kur çdo ditë amerikanët po humbasin jetën e tyre?’’. Ndërsa Trump iu përgjigj: ‘’Ata po humbasin jetën e tyre kudo në botë. Dhe ndoshta kjo është një pyetje që ju duhet...

Continue reading...

Vetizolohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është futur në vetizolim, pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19 dhe Kurti ka pasur kontakt me zyrtarin e ministrisë. Përmes një statusi në Facebook, Kurti tha se tashmë janë marrë mostrat dhe po presin rezultatet. Statusi i Kurtit: “Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë...

Continue reading...