30 sekonda ‘tmerri’, tërmet i fuqishëm godet vendin e VIP-ave

Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7. i shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë në detin Bali, megjithëse qindra kilometra larg nga epiqendra e tërmetit, tronditja u ndje aq sa Bali, vendi i preferuar i VIP-ave.

Dëshmitarët thanë se e kanë ndjerë tërmetin në disa pjesë të Indonezisë për rreth 30 sekonda.

Dailyexpress shkruan se qytetarët e Indonezisë kanë përjetuar 30 sekonda horror edhe pse tërmeti ishte në det.

Një nga dëshmitarët është shprehur se lëkundjet janë ndjerë edhe në Sideman rreth 227 kilometra larg epiqendrës.