ejona

Vaksina me mikroçipe? Flet për herë të parë Bill Gates

Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, i hodhi poshtë teoritë e konspiracionit që janë përhapur në mediat sociale, se ai qëndron prapa një komploti për të përdorur vaksinat kundër koronavirusit për të implantuar mikroçipe në njerëz. “Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në gjëra të tilla”, tha Gates në një telekonferencë me gazetarët. Që kur ka nisur pandemia e koronavirusit Gates ka qenë subjekt i komploteve që e kanë lidhur atë me origjinën e koronavirusit. Muajin e kaluar, televizioni shtetëror rus ka anuluar ritransmetimin e një programi që e akuzonte Gatesin për përpjekje për të futur mikroçipe në...

Continue reading...

Të gjithë gjermanët e duartrokisin Merkelin: 130 miliardë € paketë, 300 € për fëmijët, ulje e TVSH-së

Gjermania kalon një hap përpara fqinjëve me paketën e re konjukturore. Masat e emergjencës pasohen nga fonde e ulje taksash për të ndihmuar ekonominë pas Covid-19. Paketën konjukturore e pritën me duartrokitje shumë ekonomistë në Gjermani. Të kënaqura janë edhe partitë e koalicionit qeveritar, konservatorët e CDU/CSU dhe socialdemokratët për atë që arritën, pas 21 orë negociatash.”Ne kemi gjendjen më të vështirë ekonomike që kur ekziston Republika Federale”, kujtoi kancelarja Angela Merkel.””Tani është një kohë kur shteti duhet të bëjë më tepër se ç’bën normalisht”. Paketa konjukturore kap shumën 130 miliardë Euro. Kjo shumë është rreth katër përqind e prodhimit...

Continue reading...

Dikur komandat i UÇK-së ndërsa sot ruan dhen

Ndoshta ka kohë që nuk keni dëgjuar për të. Dikur ishte komandant i UÇK-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ky është Daut Rexhepi. Në Pollog, por edhe në Shqipëri të gjithë e njohin si Komandant Leka që nga konflikti i vitit 2001. Ai nga viti 1988 ka qenë i kyçur në Lëvizjen Ilegale. Në këtë periudhë dhe deri në fillimin e luftës së Kosovës, Leka ka qenë i angazhuar për organizimin e kësaj lufte, duke furnizuar me municion bashkëluftëtarët e tij në Kosovë. Leka ishte edhe në mesin e 30 personave që mbrojtën fillimin ligjëratave të para të UT-së...

Continue reading...

Zvicra, vendi më i sigurt në botë në këtë kohë me koronavirus

Pas Zvicrës vjen Gjermania dhe pas saj Izraeli. Shqipëria radhitet mbi mesataren ndërsa Kosova, më poshtë. Zvicra dhe Gjermania aktualisht janë vendet më të sigurta në botë kur bëhet fjalë për virusin e koronës. Të paktën kështu thuhet në një raport prej 250 faqesh të realizuar nga instituti Deep Knowledge Group, me seli në hong Kong, shkruan watson.ch. SHBA në këtë ranglistë është në vendin e 58-të, menjëherë pas Rumanisë dhe dy vende përpara Rusisë. Sipas revistës për biznes “Forbes”, ky raport bazohet në 130 parametra sasiorë dhe cilësorë dhe mbi 11,000 pika të të dhënave në kategori të tilla...

Continue reading...

Befason Turqia: Shërohen 80% e të prekurve me Covid-19

Sot Turqia konfirmoi mbi 1.922 raste të pacientëve të ri të shëruar nga Covid-19, teksa në nivel vendi janë shëruar 80% e pacientëve, sipas ministrit të shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga sëmundja ka arritur në 135,322, tha Fahrettin Koca në Twitter. “Shumica e pacientëve që testuan pozitivisht u shëruan nga sëmundja pa simptoma dhe në shtëpi. Një total prej 41 pacientësh janë dërguar në spitale për shkak të COVID-19 në të gjitha 81 provincat,” shtoi ai. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 21 vdekje të reja, duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve...

Continue reading...

Vjosa Osmani në fund të këtij muaji me parti të re?

Vjosa Osmani, në fund të muajit Qershor, pritet që të krijoj partinë e re sipas portalit Korrekt Press. Burimet e portalit Kosova24 bëjnë të ditur se Vjosa Osmani ka komunikuar me shume degë dhe anëtarë të LDK-së, të cilët janë te zhgënjyer me udhëheqesit e kësaj partie dhe të pakënaqur me veprimet e fundit që ka bëre kjo parti. Partisë së re të Vjosa Osmanit pritet ti bashkohen edhe ish ministi i infrastrukturës Lumir Abdixhiku dhe deputeti aktual i LDK-së, Haxhi Avdyli. Burimet theksojnë se Vjosa Osmani ka përkrahjen e madhe nga shume nëndegë dhe degë te Lidhjes Demokratike të...

Continue reading...

Merret vendimi! Bashkimi Europian cakton datën për hapjen e kufijve të jashtëm

Prej pandemisë së koronavirusit në mbarë globin u morën masa të rrepta kryesisht për sa u takon kufijve të cilët u mbyllën. BE mori masën për ndalimin e udhëtimeve për një periudhë disa mujore ndërsa së fundmi ministrat e Brendshëm të bllokut evropian vendosën që nga 1 korriku të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së. Europa po kërkon të rifillojë përpjekjet për të zhvilluar ekonomitë vendase ndërsa sezoni turistik veror po nis gradualisht dhe po ashtu po bën përpjekje për të siguruar çdo masë për një fazë të dytë të mundshme të pandemisë. Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së,...

Continue reading...

Mjeku gjerman shokon: Korona është mashtrim mafioz (VIDEO)

Një grup mjekësh specialistë gjerman kanë formuar shoqatën e tyre, që siç thonë për t’ia treguar botës të vërtetën me koronavirusin, përcjell portali Faktor.mk. Dr.Hajko Shoning (Heiko Schöning) një nga themeluesit në një konferencë me mediat theksoi se korona është vetëm një lloj virusi nga grupi i viruseve, që çdo vit paraqitet në një periudhë të caktuar. “Masat e vendosura nuk kanë asnjë lidhje me virusin! Por, produkti kryesor i këtyre masave është paniku dhe kjo është e rrezikshme”, theksoi Shoning, transmeton portal Faktor.mk. Sipas tij, paniku nga korona është një mashtrim i thjeshtë i inskenuar. “Është me rëndësi të...

Continue reading...

Publikohet harta e ndarjes së Kosovës, profesori zbulon edhe një arsye pse u formua qeveri tjetër (FOTO)

Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një postimi në facebok ka bërë publike një hartë e cila tregon një ndarje të Kosovës, transmeton “Bota sot”. Sipas Bytyçit kjo ndarje ka qenë edhe arsyeja e rrëzimit të qeverisë Kurti dhe formimi i qeverisë Hoti. “Kjo hartë është dëshmia e arsyes pse ra një qeveri dhe pse u formua një qeveri tjetër!”, ka shkruar Bytyçi. Por ja cila pritet të jetë marrëveshja e shumëpërfolur: DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS. Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej...

Continue reading...

Serbia kërcënon Marin Memën për dokumentarin mbi përvetësimin e historisë (VIDEO)

Emisioni hulumtues “Gjurmë Shqiptare” i Marin Memës ka realizuar 6 ditë më parë një dokumentar i titulluar “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë”, ku tregohej sesi serbët kishin përvetësuar kishat iliro-arbërore. Mirëpo ky dokumentar, ku pasqyrohen qartë disa fakte historike ka ngritur në këmbë gjithë shtetin serb. Reagime të shumta, kanë ardhur nga Serbia, si nga politikanë, historianë, gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm. Lidhur me këtë ka reaguar edhe shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke akuzuar gazetarin Mema, ku thotë se Serbia asnjëherë nuk do të heq dorë nga shenjëtoret...

Continue reading...