Libri i bashkëshortes së Kurtit shitet me çmim marramendës

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka publikuar librin e saj të titulluar “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century”, në të cilin shtjellohet diskursi rreth “vetëvendosjes”

Për publikimin e librit ka njoftuar edhe lideri i VV’së, Albin Kurti.

Megjithatë çmimi i librit është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Për ta pasur si kopje online kushton 58 euro e 84 cent, derisa për ta blerë si kopje fizike kushton 69 euro e 99 cent.

Libri, “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century” libër shtjellon se si diskursi ndërkombëtar rreth “vetëvendosjes”, gjatë njëqind viteve të kaluara, ka funksionuar si fushëbetejë midis dy idesh: idesë ‘radikale’ e lirisë dhe idesë ‘liberal-konservatore’ të lirisë.