ejona

Mustafa nis ndëshkimin ndaj Vjosa Osmanit, përgatitet përjashtimi nga LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ndëshkojë Vjosa Osmanin dhe dy deputetët e tjerë të saj që votuan kundër rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe nuk votuan qeverinë e Abdullah Hotit, nënkryetar i LDK-së. Këtë e ka bërë të ditur numri dy i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri. Isa Mustafa, ditë më parë në një emision televiziv tha se personat që dalin kundër vendimeve të partisë, statuti ua ndalon të kenë poste drejtuese brenda LDK-së. E nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, tha për KosovaPress se kryetari Isa Mustafa, asnjëherë nuk e ka zbatuar nenin 14 të statutit të partisë, ku flitet...

Continue reading...

Eurodeputetja ia kthen Pacollit: Pyeteni Presidentin e Francës pse nuk ua jep vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka polemizuar në rrjetin social Tëitter me Emisarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell rreth marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me autostradën, linjën ajorore dhe hekurudhën mes dy shteteve, si dhe me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli lidhur me qëndrimin e Presidentit Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën. Von Cramon e ka pyetur Emisarin Richard Grenell se ku janë rezultatet e këtyre marrëveshjeve të nënshkruara nën mbikëqyrjen e këtij të fundit. Ndërkaq, Richard Grenell i ka replikuar duke i thënë se pse Bashkimi Evropian nuk...

Continue reading...

Qyteti në Kilin e largët, ku rrugët mbajnë emra shqiptarë (FOTO)

Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëmit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti I cili kishte lindur aty… Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin...

Continue reading...

Eksperti italian: Ka një lajm të mirë për Covid-19

Profesor Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike Mario Negri në Itali, thotë se studimi i mostrave së fundi tregon se ngarkesa virale është shumë më e ulët. “Situata që nga fundi i shkurtit ka ndryshuar shumë”, tha ai për Corriere della Sera. “Duhet t`i shpjëgojmë se çfarë po ndodh njerëzve që me të drejtë tremben kur dëgjojnë shifrat. Kemi kryer një studim me tamponet positive dhe rezultoi se kishin një ngarkesë tejet të ulët virale, jo infektuese. I quajmë të infektuar, por ata janë vetëm njerëz pozitivë në provën e tamponit, në të cilën kanë kaq pak Rna...

Continue reading...

Kush është ministri shqiptar, lider i kanabisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut?

Në historinë e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i saj deri sot, në dikasterin e shëndetësisë kanë shërbyer disa ministra, më shumë ose më pak të suksesshëm. Pavarësisht mënyrës së përfundimit të mandatit të tyre në këtë ministri, të gjithë ministrat pa përjashtim me mjeshtri kanë shfrytëzuar më shumë ose më pak këtë dikaster për të promovuar veten dhe subjektin e tyre politik. Pse gjithmonë ky dikaster jep një avantazh politik në promovimin e personave që shërbejnë pikërisht këtu? Kjo vjen thjeshtë nga fakti se çdo njeri, në rend të parë gjithmonë ka shëndetin e tij dhe kur bëhet...

Continue reading...

Ja se si mund të kaloni pa problem në kufirin e Maqedonisë së Veriut, mërgimtari u tregon mënyrën se si (FOTO)

Ankesat për hasjen në vështirësi për futjen në Maqedoninë e Veriut janë shtuar shkaku se shumë mërgimtarë presin me orë të tëra dhe duhet të kenë test për Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe të qëndrojnë në karantinë shtetërore 14 ditore. E një qytetar ka publikuar një shkrim që sadopak ti informoj dhe ndihmojë ato qytetarë që futen në teritorin e Maqedonisë së Veriut. Postimi i plotë: “Të nderuar bashkëfshatarë dhe të gjithë ju gurbetçarë, po e bej një postim në lidhje me testin dhe çështjen e hyrjes në Maqedoni, të gjithë ju që më keni shkruajt...

Continue reading...

“Lajm i mirë që amerikanët hodhën poshtë shkëmbimin e territoreve, Thaçi të tregojë kush e nisi këtë temë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se është lajm i mirë fakti që shkëmbimi territorial është hedhur poshtë, shkruan Gazeta Blic. Në një shkrim të tij në Facebook, Avdyli, thotë se presidenti Thaçi duhet të tregojë se të tregojë se kush ka qenë iniciator i idesë për shkëmbim me territore. “Tani që Grenell doli në Fox Neës dhe e pranoi që idea e shkëmbimit territorial ka egzistuar edhe ne qarqet më të larta në administratën amerikane, por në të njejten kohë ësht lajm i mir që kjo ide u hodh poshtë nga ai e lidershipi i Presidentit...

Continue reading...

Kosovarët nuk mund të shkojnë në Mal të Zi pa test negativ për coronavirus

Qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë në Mal të Zi, pa prezantuar para autoriteteve, një test negativ për coronavirus.Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.“Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën, më 21 qershor”, thuhet në një postim në Twitter të Qeverisë së Malit të...

Continue reading...

“Vajza do të vijë sa të hapen kufijtë për tre ditë”, mamaja e Bleona Matës bën deklaratën e papritur

E hu mbur prej 10 vitesh, rasti i Bleona Matës mbetet mjaft i freskët në të gjithë historinë e medias, por jo vetëm. Mbrëmjen e sotme ajo është rikthyer sërish në vëmendje. Emisioni “Pa Gjurmë“ i kushtoi sërish një minutazh rastit të Bleona Matës, ku në dritë kanë dalë edhe detaje të tjera. Mamaja e Bleonës, Bukurie Veizi tregoi mbrëmjen e sotme se familjarët e bashkëshortit të saj i kanë thënë se Bleona do të kthehet pas 15 qershorit me hapjen e kufinjve, shkruan meganews.al. Ajo u shpreh se familjarët e ish-bashkëshortit të saj kanë informacione për Bleonën, madje mund...

Continue reading...

Kapen veshje firmato false për ‘VIP’-at e Tiranës, bllokohen 300 mijë euro rroba kontrabandë nga Turqia (FOTO)

Një sasi mallrash kontrabandë nga Turqia me vlerë 300 mijë euro janë bllokuar nga antikontrabanda e doganës së Tiranës. Burime për Report TV bëjnë të ditur se mallrat u bllokuan në kamionin e kompanisë ‘Emi Trans’ me pronar shqiptar. Mallrat e bllokuara janë rroba firmato që kryesisht mbajnë etiketën e firmës ‘Gucci’, por që janë të faslisifkuara. Mësohet se ato janë porosituar nga disa tregtarë në Tiranë. Kamioni me mallra nga Turqia ka kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, nga e cila kanë kaluar lirisht. Pasi kamioni ka mbërritur në Tiranë, antikontrabanda brenda doganës së kryeqytetit ka zbuluar se pjesa...

Continue reading...