Merkel dhe Macron bëjnë thirrje për plan të rimëkëmbjes së BE-së nga koronavirusi

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë bërë thirrje për fond “të fuqishëm” të rimëkëmbjes nga koronavirusi për Bashkimin Evropian. Merkel ka mirëpritur të hënën në Berlin presidentin Macron, teksa Gjermania përgatitet për të marrë presidencën e Këshillit Evropian nga 1 korriku. Të dy liderët kanë propozuar muajin e kaluar krijimin e një plani në vlerë të 500 milionë eurove për t’i ndihmuar Evropës në përballimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Propozimi i përbashkët ishte plotësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka çuar përpara planet për një fond prej 750 milionë eurove, të...