Maqedonia nesër vendos nëse do ta mbyll kufirin me Kosovën dhe Serbinë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, mund të vendosë regjimin e kufirit me Serbinë dhe Kosovën. Vendimi do të merret sidoqoftë të mërkurën pasi komisioni për sëmundjet infektive të shqyrtojë mundësinë e kthimit të kufizimeve në kufi me këto dy vende. Por, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se mundësia për mbylljen e vendkalimeve kufitare me të dyja këto vende, është reale. “Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive vëzhgon situatën epidemiologjike të koronavirusit në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi i mundshëm i masave do të ketë si qëllim parandalimin e rrezikut ndaj shëndetit të qytetarëve të republikës...