ejona

Buzhala: Albin Kurti e dëmtoi Ziadin Selën. Shqiptarët në Maqedoni të Veriut i besojnë Ali Ahmetit (VIDEO)

Gazetari Berat Buzhala në emisionin ”Pressing” ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë ai është ndalur edhe tek fituesi që është BDI, përzierjet e brendshme nga subjekte të caktuara nga Kosova në zgjedhjet e 15 Korrikut duke mbajtur anën e ASH-së si dhe është ndalur edhe tek cështja e kryeministrit shqiptarë. “Nuk mundet Haki Abazi prej Kosove të shkojë dhe tu tregojë atyre se votoni dikë se ky bën dhe ky tjetri jo ka deklaruar Buzhala duke iu referuar Vetëvendosjes që dolën hapur dhe përkrahën Selën në këto zgjedhje.” Ai i ka folur edhe për...

Continue reading...

Sa është gjoba në Zvicër për ata që i shmangen karantinimit?

Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër . Këshilli Federal ka vendosur më 6 korrik 2020 për të futur në fuqi një detyrim karantine prej 10 ditësh për personat që vijnë nga zonat jashtë vendit, me rrezik të shtuar të infeksionit. Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër në të cilën përfshihen informacionet më të rëndësishme (ku gjendet edhe një listë zonash / shtetesh me rrezik të rritur të infeksionit), si: kompensimi;...

Continue reading...

Zbulohet një simptomë tjetër e koronavirusit, më e përhapur te të rinjtë

Duke qenë se më shumë të rinj po infektohen me Covid-19, mjekët kanë vënë re simptoma të ngjashme, të cilat nuk janë fort të përhapura te njerëzit e tjerë Temperatura dhe ethet kanë qenë simptomat më të zakonshme, ndërsa tani vihet se të rinjtë nën moshën 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma si dhimbje barku dhe koke. “Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu të rinjtë shpesh shfaqen pa ethe dhe me dhimbje barku,” – tha Dr. William Schaffner (via BGR), një mjek që gjithashtu punon si profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt. Simptomat...

Continue reading...

Testi 1 sekondësh që ju tregon nëse maska juaj është efektive

Mosvendosja e maskës në ambiente publike dhe të mbipopulluara dënohet me gjobë prej 2,000 lekësh dhe në të njëjtën kohë rrezikon me dhjetëra njerëz përreth. Thënë kjo, përdorimi i maskave mbrojtëse ndaj Covid-19 është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e një maske efektive. Me kaq shumë produkte në treg, lind pyetja se si mund të bëhet dallimi i maskave të mira ndaj atyre që nuk mbrojnë 100%? Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë funksionin e maskës. Maska kundër Covid-19 nuk vendoset që t’ju mbrojë ju nga virusi, por që të...

Continue reading...

Lufta kundër koronavirusit, BE siguron 80 milion euro mbështetje për Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian (BE) do të sigurojë 80 milionë euro mbështetje makro-financiare për Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë së Covid-19. Komisioni Evropian njoftoi se është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të siguruar mbështetje financiare për Maqedoninë e Veriut. Këto fonde do të jenë në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme. “Fondet do të kontribuojnë në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për shpërndarjen e burimeve për t’i zbutur pasojat serioze negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit”, informon KE. Programi për Maqedoninë e Veriut është me vlerë prej 160 milion eurove. “Sot nënshkruam...

Continue reading...

Si ta bëni garderobën të duket më e shtrenjtë pa shpenzuar shumë

Jo çdo veshje që duket bukur është domosdoshmërisht e shtrenjtë. Sot, qindra opsione për të bërë blerje që prej aksesorëve e deri te veshjet, na japin mundësinë të zgjedhim diçka të thjeshtë duke iu përshtatur stilit dhe buxhetit tonë. Megjithatë, askush nuk e mohon dëshirën për një garderobë luksoze dhe të shtrenjtë. Nëse nuk e keni një të tillë, mund ta bëni të duket sikur e keni me disa mënyra të thjeshta. 1. Rregulli i artë 70/30 70% e garderobës janë veshje bazike që nuk njohin kohë dhe mund t’i kombinoni gjithmonë me diçka, 30% janë trendet e sezonit. Sekreti...

Continue reading...

Hoti kthehet nga Brukseli: Asnjë kompromis me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli dhe ka folur për takimin me Vuçiçin në Bruksel. Ai ka thënë se Presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta, ndwrsa kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës. “Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial. Ne besojmë thellë se...

Continue reading...

“Përgatituni që tani për dimrin”, ja çfarë paralajmërojnë dhe parashikojnë shkencëtarët

Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund të sjellë një valë të dytë infeksionesh nga koronavirusi, që mund të rezultojë në afro 120 mijë të vdekur në spitale – dy herë më shumë se sa vala e parë – sipas një vlerësimi, të një skenari të arsyeshëm. Nëse masat e izolimit vazhdojnë të lehtësohen, numri mesatar i njerëzve që mund të infektojë një person që e ka virusin, i njohur si numri R, mund të rritet në Mbretërinë e Bashkuar nga vlera aktuale 0.7-0.9, dhe të shkojë 1.7 në shtator, thonë shkencëtarët që kanë hartuar një raport. Kjo...

Continue reading...

Mjeku Arben Gjata: Ju tregoj ambientet ku koronavirusi përhapet më shumë sesa në transportin urban

Mjeku Arben Gjata u pyet se sa rrezikshmëri paraqet transporti urban në përhapjen e koronavirusit. Gjata theksoi se klubet e natës janë ambientet ku ka më shumë rrezik përhapjeje. “Në Tiranë ka djem e vajza të reja që qëndrojnë nëpër klube nate pa maska, që kërcejnë e këndojnë. Kjo histori është edhe në jug, me festa nëpër klube. Transporti urban e përhap shumë më pak virusin sesa këta të rinj e të reja që nuk mendojnë as për veten e vet, as për prindërit dhe as për shoqërinë”, tha ai për A2.

Continue reading...

Ish-ministri i Shëndetësisë del me deklaratë të fortë: Po fshihet e vërteta për koronavirusin në Shqipëri

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu thotë se vendit i duhet asistencë ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. “Cfare fshihet mbas nxitimit te Qeverise qe ndryshe nga OBSh shpall nivelin epidemiologjik “transmetim komunitar”!? Komiteti ka disa dite qe e klasifikon situaten epidemiologjike ne vend ne nivelin 4 te infektimit si “transmetim komunitar”, qe e lexuar me numrin larte te rasteve te reja te cdo dite mund te quhet “jashte kontrollit”. Antere te komitetit krahas kesaj deklarojne se ne kete stad testimet nuk kane shume rendesi, gje qe dhe po te ishim aty nuk eshte e vertete, perkundrazi. Me...

Continue reading...