ejona

Kroaci, ulet çmimi i testeve për koronavirus! Ja sa kushton

Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh sot bëri të ditur se çmimi i ri i testeve PCR në Kroaci do të jetë rreth 600 kuna, krahasuar me çmimin deritanishëm prej 1.506 kunave ose në valutën tjetër 79 euro. Beroshi në konferencë për shtyp tha se çmimet e reja mund të zbatohen prej sot. Ai sqaroi se të gjithë ata të cilët duan të testohen privatisht do ta paguajnë çmimin e ri prej “501,49 për dy sekuenca të synuara dhe 698,21 për tre sekuenca”. Në pyetjen cili është dallimi midis dy testeve, drejtori i Entit Kroat për Shëndet Publik Krunosllav Çapak tha...

Continue reading...

Eksperti i njohur nxjerr foton e Manastirliut dhe e godet ashpër, ja ç’bën ajo brenda Infektivit

Detyrimi i vendosjes së maskave në publik, ka shkaktuar reagime të shumta. I tillë është edhe eksperti i njohur Erion Dasho, i cili nëpërmjet një statusi në Facbook tha se maska që ka mbajtur ministrja Manastirliu, nuk është efektive dhe nuk siguron mbrojtje. Statusi i plotë: “Zonja Ministre! Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur! Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të...

Continue reading...

Pëllumb Pipero e thotë hapur: Situata ka dalë jashtë pritshmërive, koronavirusi mund të zgjasë deri në dy apo tre vite

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e epidemisë në vendin tonë, ku sipas tij situata ka dalë jashtë pritshmërive. “Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, kështu tha mjeku Pëllumb Pipero në studion e Hipokratit duke i dhënë përgjigje një pyetje nga publiku. Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero tha: “Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshëmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi”.

Continue reading...

Zgjedhjet po afrojnë! Juristi i njohur zbulon çfarë po përgatit Rama

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se kryeministri Rama është gati të bllokojë negociatat me Shqipërinë vetëm që të ndryshojë Kushtetutën që të manipulojë dhe të fitojë në mënyrë të paligjshme zgjedhjet. “Si mund të quhet demokraci kur synon të heqësh një nga kolonat e demokracisë, koalicionin politik. Të na kthesh si në kohën e Enverit. Përveç rikthimit të krizës ka hapur përplasjen me faktorin ndërkombëtar perëndimor. Është gati të shkojë në ekstremin e marrëzisë, të bllokojë negociatat me Shqipërinë vetëm që të ndryshojë Kushtetutën, të manipulojë dhe të fitojë në mënyrë të paligjshme zgjedhjet. Të ndalojë...

Continue reading...

Fauci: SHBA rrezikon 100 mijë raste të reja me koronavirus në ditë

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive doktor Anthony Fauci u shpreh i shqetësuar lidhur me rritjen së fundmi të rasteve të reja me koronavirus, veçanërisht në shtetet në jug të vendit. Gjatë një takimi të organizuar në formën e një telekonference nga Dhoma amerikane e Tregtisë zoti Fauci tha se situata paraqitet e vështirë. Ai tha se ka ardhur koha “që të shohim atë që po ndodh dhe nëse mund t’i intensifikojmë masat me qëllim frenimin e koronavirusit”, raporton Ora. Zoti Fauci paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të përballen me “100 mijë infeksione në ditë...

Continue reading...

“Lajçak theu protokollin”, BE shpjegon pse ai ishte ulur krah Vuçiqit

Uljen e Miroslav Lajçakut krah Vuçiqit dhe përballë Hotit në takimin e 16 korrikut në Bruksel nga BE po e ndërlidhin me situatën e pandemisë. Nga atje thonë se ulëset janë po ato, por vetëm janë rregulluar në atë formë për të krijuar një ambient të sigurt takimi. Por njohësit e protokollit po thonë se Lajçak ka thyer rregullat dhe se pandemia nuk është arsyetim për uljen krah Vuçiqit. Pavarësisht se është ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ishte ulur krah Aleksander Vuçiqit në takimin e 16 korrikut në Bruksel. Ngjitur me emisarin sllovak ishte ulur edhe Përfaqësuesi i Lartë...

Continue reading...

Shqiptari i bën një dhuratë të veçantë Merkel-it për ditëlindjen e 66-të

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka festuar ditëlindjen e 66-të. Për Gruan e Hekurt, një qytetar nga Suhareka, ka një dhuratë të veçantë, shkruan Reporteri.net. Rilind Morina, krijoi një profil të kancelares Merkel, duke përdorur mjete krejt të thjeshta, si katër stilolapsa dhe letër. Puna në këtë profil zgjati rreth një javë dhe u krye gjatë kohës së izolimit, por u bë publike në ditën e lindjes së Merkel. “Kancelarja gjermane “Angela Merkel” ka sot ditëlindjen e 66-të si autor i portretit të saj i uroj shëndet dhe jetë të gjatë”, ka shkruar Morina në rrjetin social Facebook, ku edhe...

Continue reading...

Fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës nuk i tremben COVID-19 në Shqipëri

Qytetarët e kosovarë duket se nuk i tremben shifrave në rritje të COVID-19 në vendin tonë. Që në orët e para të mëngjesit, në orën 06.00 të kësaj të shtunë ka pasur një fluks të lëvizjeve në pikën kufitare në Morinë. Vetëm në dy orë, në pikën kufitare Morinë hynë 15 mijë qytetarë. Ata shprehen për “ABC News” se nuk janë të frikësuar. Po ashtu e cilësojë fundjavën si mundësi për të hequr stresin e krijuar gjatë karantinës. “Kjo situatë është më shumë një stres, ndikon tek popullata. Por ne nuk mund të mbyllemi, duhet të lëvizim”, shprehet një qytetar....

Continue reading...

Tetë viktima dhe 241 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë

Tetë të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin ton, njofton Ministria e Shëndetësisë. Brenda 24 orëve janë realizuar 1700 testime. Sipas shpërndarjes gjeografike, në Shkup janë regjistruar 73 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-60, Prilep-5, Tetovë-32, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-14, Gjevgjeli-6, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushevë-1, Koçani-8, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Vinicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-5, Kërçovë-2. Nga dy viktima janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga, kurse Gostivari dhe Strumica regjistrojnë nga një viktimë. Viktimat janë mes moshës 59 dhe 76 vjeçe. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë...

Continue reading...

Ibrahimi: Nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve

Anëtari i kryesisë qendrore të partisë Alternativa në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, blejnë, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve. Ja postimi i plotë i Ibrahimit: “Inxhinieringu për vjedhje dhe manipulim të votës nuk është demokraci. Nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, blejnë, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve. Përfundimisht duhet të ndryshojë skena ose të ndryshojnë rregullat. Por, garë me pjesëmarrës të pandershëm nuk duhet të lejohet më.”

Continue reading...