ejona

Berisha: Shqiptarët dolën të fituar nga marrëveshja Kosovë-Serbi! Pse isha kundër Minishengenit

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin Çim Peka LIVE se shqiptarët dolën absolutisht të fituar nga marrëveshja në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Ai e nisi duke sjellë në kujtesë se si u krekos Edi Rama me telefonatën që bëri me ish-këshilltarin e sigurisë në SHBA, John Bolton. Berisha nënvizoi se Rama, Vuçiç dhe Thaçi ishin pro ndarjes së Kosovës, siç e ka konfirmuar vetë Bolton. “Ka ndodhur një fat i madh: largimi i Bolton,” tha Berisha. Ai u ndal më pas në pikat e marrëveshjes. Duke folur për liqenin e Ujmanit, Berisha tha se çështja e përdorimit të ujërave...

Continue reading...

Zaev: Nëse doni rroga si në Zvicër, punoni si atje

A do të merren vesh Qeveria dhe sindikalistët rreth harmonizimit të të drejtave të punëtorëve? Ata sot në takimin e përbashkët i shqyrtuan qëndrimet e tyre të kundërta. Se ka dallime mes tyre pohon edhe kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i sindikalistëve, Darko Dimkovski nga Qeveria kërkoi për klasën punëtore fundjavat të jenë të lira, por kryeministri Zaev me kundërpërgjigje – nëse duam të jemi si Zvicra, duhet të punojmë. “Duam paga zvicerane, atëherë duhet të punojmë si në Zvicër. Duam rroga më të larta, atëherë duhet të kemi produktivitet më të madh të punës. E shihni se kemi qëndrime të...

Continue reading...

Milaim Zeka krahason Albin Kurtin me Enver Hoxhën: Është anti-perëndimor

Analisti Milaim Zeka teksa ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi të arritur në Washington, duke thënë se ishte një marrëveshje historike në favor të Kosovës. Ai në emisionin Top Talk në Top Channel ka folur edhe për ish-kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si antiperëndimor për shkak të reagimit që ai kishte për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. “Enver Hoxha për 50 vite çka e ka rrejt popullin shqiptar duke thënë se rrezikohet nga imperializmi anglez dhe amerikan. Albin Kurti ia ka kaluar në gatimin e gënjeshtrave në raport me Be dhe sidomos SHBA. Ai është krijesë e kategorisë së Fidel...

Continue reading...

“Greqia nuk mund të shpallë zgjerimin e ujërave në drejtim të Shqipërisë nga 6 deri në 12 milje”

Deklaratat e Greqisë se planifikon të zgjerojë ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, rikthyen përsëri debatet dhe reagimet në lidhje me çështjet e hapura që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë, sidomos për kufizimin e zonave detare dhe për ndikimet që mund të ketë zgjerimi që pretendon shteti grek. Politikanë, analistë, profesorë, ish-diplomatë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare lidhur me ndikimet e mundshme që mund kenë pretendimet apo veprimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale, ndalen tek e drejta ndërkombëtare, por edhe tek specifika që kanë disa ishuj të Greqisë apo hapësira detare mes Shqipërisë...

Continue reading...

Dritan Abazoviç drejt tërheqjes nga aleanca me filoserbët, Gjukanoviç ofron “kokën” e tij dhe 30 deputetët e DPS-së

Shqiptari që mban çelësat e formimit të mazhorancës së re parlamentare, Dritan Abazoviç, ka bërë një tërheqje pas alarmit të ndërkombëtarëve se Mali i Zi po kthehet nën influencën e Moskës dhe Beogradit. Kreu i Lëvizjes URA, ka bërë të ditur se ai nuk do të pranojë asnjë kompromis për çështjen kombëtare, duke marrë distancë nga frenezia e festimeve proserbe por edhe kërcënimet ekstremiste që kanë alarmuar SHBA-në. Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka takuar menjëherë kreun e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifar Fejziç, kas incidentit në Pljevjlia, ku u rishfaqen fantazmat e kobshme...

Continue reading...

Kandiç mesazh Dritan Abazoviqit: Kujto çfarë bëri Gjukanoviq për shqiptarët

Natasha Kandiç, drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare nga Serbia, iu drejtua në mënyrë kritke Dritan Abazoviçit, udhëheqës i koalicionit “Bardh e Zi”, njeriut që po bëhet shkak që në Mal të Zi të vijnë në pushtet forcat pro-serbe, se ç’përfaqëson për shqiptarët Milo Gjukanoviç, duke dalë hapur në mbrojtje të këtij të fundit. “Dritan Abazoviç duhet ta dijë që Milo Gjukanoviç priti mbi 100,000 shqiptarë në 27 dhe 28 mars 1999, të cilët u dëbuan nga forcat serbe nga Peja dhe fshatrat përreth.” Dhe më pas, Kandiç shtoi në një cicërimë vijuese: “Dritan Abazoviç është i pamatur…”.

Continue reading...

Zvicra heq nga lista e vendeve “me rrezik të lartë” disa shtete, ja kush mund të udhëtojë atje

Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) të hënën azhurnoi listën e saj të vendeve që vlerësohet se kanë një rrezik të lartë të infeksionit nga koronavirus dhe hoqi Belgjikën, Meksikën, Luksemburgun, El Salvadorin, Eswatini (ish-Svaziland), Kazakistanin, Kirgistanin dhe Omanin. Por në listën e 55 vendeve me rrezik të lartë shtoi: Kroacinë, Polinezinë Franceze, Guajanën, Libanin, Libinë, Paraguain, San Marino, Trinidad dhe Tobago, Ukrainë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton swissinfo.ch, përcjell Albinfo.ch Sipas rregullave zvicerane, kushdo që hyn në Zvicër nga një prej vendeve në listën e re duhet të shkojë në karantinë për dhjetë ditë për të ndihmuar në...

Continue reading...

Vazhdon përplasja ndërmjet serbëve dhe rusëve pas marrëveshjes në Washington, kërkohet të mbyllet e ashtuquajtura Qendra Humanitare në Nish

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten e kaluar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Washington. E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova kishte publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpi të Bardhë. “Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, ka shkruar Zakharova në Facebook. Lidhur me mesazhin e MPJ-së së Rusisë kishte reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Vuçiq ka thënë se, me...

Continue reading...

Selmanaj: Mini-Schengeni ishte kërkesë e presidentit Trump, ndaj e pranuam

Pjesëmarrja në Mini-Schengenin Ballkanik është një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar se cilat kanë qenë bisedimet për këtë çështje, për të cilën Kosova kishte refuzuar të ishte pjesë e Mini-Schengenit Ballkanik, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbisë. Selmanaj u shpreh se pjesëmarrja në Mini-Schengenin Ballkanik ka qenë kërkesë e vetë Presidentit amerikan Donald Trump. ”Kur ne kemi shprehur rezervat tona kemi thënë është e papranueshme të bëhemi pjesë e një projekti sepse rruga jonë është e qartë, është Bashkimi Europian”. ”Na...

Continue reading...

“Provokon” Çavusoglu: Greqia nuk arrin dot epërsinë për çështjen ndaj nuk vjen në bisedime

Deklaratat më të fundit nga Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, kanë provokuar edhe njëherë politikën greke, kështu shkruajnë mediat fqinje pas deklaratës së ministrit turk. Ministri i jashtëm Cavusoglu ka deklaruar se: “Kohët e fundit, Greqia e ka bërë të qartë se nuk është në favor të dialogut, duke thënë” jo “për të gjithë iniciativat si të NATO ashtu edhe të BE. Ne kemi mbështetur të gjitha iniciativat dhe e kemi bërë të qartë se jemi të hapur për dialog,” tha Tsavousoglou. Më tej Cavusoglu shtoi se: “Në deklaratën tonë, ne theksuam edhe një herë se mbështesim propozimin e...

Continue reading...