“Greqia nuk mund të shpallë zgjerimin e ujërave në drejtim të Shqipërisë nga 6 deri në 12 milje”

Deklaratat e Greqisë se planifikon të zgjerojë ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, rikthyen përsëri debatet dhe reagimet në lidhje me çështjet e hapura që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë, sidomos për kufizimin e zonave detare dhe për ndikimet që mund të ketë zgjerimi që pretendon shteti grek. Politikanë, analistë, profesorë, ish-diplomatë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare lidhur me ndikimet e mundshme që mund kenë pretendimet apo veprimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale, ndalen tek e drejta ndërkombëtare, por edhe tek specifika që kanë disa ishuj të Greqisë apo hapësira detare mes Shqipërisë...