Milaim Zeka krahason Albin Kurtin me Enver Hoxhën: Është anti-perëndimor

Analisti Milaim Zeka teksa ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi të arritur në Washington, duke thënë se ishte një marrëveshje historike në favor të Kosovës. Ai në emisionin Top Talk në Top Channel ka folur edhe për ish-kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si antiperëndimor për shkak të reagimit që ai kishte për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.

“Enver Hoxha për 50 vite çka e ka rrejt popullin shqiptar duke thënë se rrezikohet nga imperializmi anglez dhe amerikan. Albin Kurti ia ka kaluar në gatimin e gënjeshtrave në raport me Be dhe sidomos SHBA. Ai është krijesë e kategorisë së Fidel Kastros e atyre marksist lelinistëve ultra ekstremist të cilët shtojnë vetëm zi e terr në raport me perëndimin dhe SHBA. I pari që ka premtu dalje në detin Adriatik të Serbisë ka qenë ish ministri i punëve të Jashtme të Albin Kurtit, Blerim Reka. Premtim me aprovimin e Albin Kurtit, por që pastaj u ngrit pluhur i madh në politikën e Kosovës. Edhe ata opozitarë të tjerë” tha Zeka.