ejona

Infektohet me COVID-19 deputeti shqiptar, i biri i publikon foton nga spitali dhe ka një mesazh

Koronavirusi ka prekur edhe radhët e politikës si në Shqipëri edhe në Kosovë. Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive të Kosovës, pasi është infektuar me COVID-19. Ka qenë djali i tij, Petrit Rudi ai që ka nxjerr një foto në rrjetet sociale, ku Fetah Rudi shfaqet në spitali. “Hap pas hapi, dhe jeta vazhdon…”, – ka shkruar djali i deputetit Fetah Rudi. FOTO:

Continue reading...

Shtohen rastet me virus, 121 të prekur dhe 3 vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur krahasuar me një ditë më parë, dje ishin 72 por edhe më pak testime, ndërsa sot janë regjistruar 121 të infektuar të rinj në 1410 teste të kryera. Po ashtu kanë nëdrruar jetë edhe 3 pacientë, dy nga Prilepi të moshës 63 vjeç dhe 83 vjeç, ndërsa viktima e tretë është nga Struga i moshës 60-vjeçare. Janë shëruar edhe 1402 pacientë në 24 orët e fundit. Ndërsa numri total i rasteve aktive ka zbritur në 1881.

Continue reading...

E ofenduan për marrëveshjet në Uashington, Kremlini tregon se ishte Vuciq që kërkoi telefonatë me Putinin

Marrëveshja në Uashington i ka acaruar raportet Serbi – Rusi. Pala serbe ka reaguar ashpër duke i quajtur primitive reagimet e zëdhënëses së MPJ’së së Rusisë Maria Zaharova e cila publikoi sekuenca të filmit Basic Instinct duke aluduar se Vuciq u poshtërua në Washington. I pari që reagoi ishte Marko Gjuriq i cili shpalosi se Putin e kishte poshtëruar Vuciqin duke e lënë të pres nga 1 orë e gjysmë në Moskë para takimeve. Pas kësaj dy palët janë munduar t’i ulin tensionet duke realizuar një telefonatë Vuciq -Lavrov. Por, Vuciq nuk ëhstë mjaftuar me kaq. Kremlini ka bërë me...

Continue reading...

Merkel deklaratë ndaj Greqisë: Askush nuk guxon të cenojë kufijtë e Shqipërisë! Shqipëria është shteti më paqësor në rajon

Është bërë e ditur se kancelarja gjermane, znj. Angela Merkel, sot është prononcuar në mediat gjermane lidhur me çështjen Shqipëri-Greqi dhe tensionet mes dy vendeve janë acaruar shumë ditët e fundit. Po ashtu, ajo kritikoi ashpër qeverinë greke për pretendime territoriale në shtetin fqinj, duke theksuar se Shqipëria është një shtet i pavarur dhe pjesë e NATO-s, por së shpejti do t’i bashkohet edhe familjes së madhe të Bashkimit Europian. “Askush nuk guxon të cenojë kufijtë e Shqipërisë! Shqipëria është shteti më paqësor në rajon dhe si i tillë do të mbetet”, është shprehur Merkel. Gjithashtu kancelarja Merkel kërkoi nga...

Continue reading...

Liberalizimi i vizave për Kosovën? Hoti flet nga BE-ja

Kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në Bruksel ku është takuar me anëtarë të Parlamentit Evropian. Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka thënë se gjatë këtij takimi me eurodeputetë është biseduar me theks të veçantë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. “Sot isha mysafir special në takimin e parë të Grupit të Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Ky takim me antëarët e parlamentit është organizuar nga Lukas Mandl të cilin e falenderoj për përkushtimin për të sjellur Kosovën më afër BE’së, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave”. Kryeministri Hoti gjatë vizitës zyrtare në Bruksel do të...

Continue reading...

“Shengeni Ballkanik”, projekt gjeopolitik i SHBA-ve

Ka dallim të madh midis “versionit” Rama-Vuçiç dhe atij amerikan. Meqë i pari ishte më shumë një kalkulim Tiranë-Beograd, pa mbulesë reale. Ndërsa ky i Uashingtonit, është pjesë e një plani konkret, të atij të nënshkruar në Berlin më 2016. Përmes “Mini Shengenit Ballkanik” shqiptarët nuk do të kenë asnjë pengesë për të lëvizur në hapësirën tonë natyrale kombëtare. Ky projekt duhet parë nga këndi rajonal gjeopolitik i SHBA-së, thonë njohësit e zhvillimeve politiko-historike duke folur mbi “Mini Shengenin Ballkanik” Shkup, 10 shtator – Marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në Uashington parasheh edhe bashkëpunim ekonomik...

Continue reading...

Abazoviq: Largohem nga Qeveria nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Kosovës

Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk rri në një Qeveri, në të cilën kërkohet çnjohja e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij nëse iniciohet tërheqja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ai largohet nga Qeveria, meqë pohon se për të qenë partnere qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet. “Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë”, ka thënë Abazoviq në Klan Kosova. “Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi”. “Njësoj është edhe...

Continue reading...

Kryeministri grek-Turqisë: Tërhiq anijet, ose do të të izolojmë

Kryeministri i Greqisë Ktriakos Mitsotakis i është drejtuar me një mesazh të fortë Turqisë. Ai e ka lënë zgjedhjen në dorën e palës turke, së cilë i ka kërkuar ose të heqë anijet, ose do ta izolojnë. Ai tha: Zgjedhja është e qartë. Turqia mund të bashkëpunojnë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët, ose mund të vazhdojë të luajë lojëra në periferi të Evropës, dhe për të paguar një shumë të konsiderueshme financiare për sjelljen. Mund të zgjedhë nëse Greqia do të jetë një urë apo një pengesë për partneritetin dhe përparimin. Nëse Turqia do të kishte zgjedhur urën, unë...

Continue reading...

Ambasadori palestinez në Serbi: Palestina s’do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se Palestina nuk do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë. “Ne nuk e njohim Kosovën, jo vetëm shkaku i dashurisë karshi Serbisë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Ekziston rezoluta 478 e cila të gjitha shteteve ua ndalon hapjen e ambasadave apo njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”, ka thënë Nabhan pwr televizionin serb, “Nova S”, teksa ka shtuar se Kosova në të vërtetë mund të ketë më shumë dëme prej kësaj marrëveshjeje, sesa Serbia. “Ekzistojnë rreth 40 shtete...

Continue reading...

Zbardhen emrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në “Lëvizjen e Re Demokratike të Kosovës”

Që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani u bë e padëshiruar në partinë e saj LDK-në. Ishte vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që deklaroi se Osmani më nuk ka vend në partinë e tij. Për me tepër, ai edhe inicoi kërkesën për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, me arsyetimin se nuk kishin qëndrime të njëjta. Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me...

Continue reading...