E ofenduan për marrëveshjet në Uashington, Kremlini tregon se ishte Vuciq që kërkoi telefonatë me Putinin

Marrëveshja në Uashington i ka acaruar raportet Serbi – Rusi. Pala serbe ka reaguar ashpër duke i quajtur primitive reagimet e zëdhënëses së MPJ’së së Rusisë Maria Zaharova e cila publikoi sekuenca të filmit Basic Instinct duke aluduar se Vuciq u poshtërua në Washington.

I pari që reagoi ishte Marko Gjuriq i cili shpalosi se Putin e kishte poshtëruar Vuciqin duke e lënë të pres nga 1 orë e gjysmë në Moskë para takimeve. Pas kësaj dy palët janë munduar t’i ulin tensionet duke realizuar një telefonatë Vuciq -Lavrov. Por, Vuciq nuk ëhstë mjaftuar me kaq. Kremlini ka bërë me dije se telefonata Vuciq -Putin që është realizuar sot, ka ardhur me iniciativë të palës serbe.

Në kumtesën e lëshuar në Moskë thuhet se Rusia e çmon kontributin personal të Aleksandër Vucic për zhvillimin e lidhjeve ruso -serbe.

Pastaj, bëhet e ditur se Vuciq gjatë telefonatës me Presidentin e Rusisë e ka njoftuar për bisedimet Kosovë -Serbi të zhvilluara në Uashintgon dhe Bruksel ndërmjet 4 dhe 7 shtatorit.

Aty bëhet e ditur se telefonata është iniciuar nga pala serbe dhe kryesisht është folur për raportet Kosovë -Serbi.

Sipas njoftimit, Putin e ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për Beogradin dhe duhet të aprovohet në Këshill të Sigurimit.