Merkel deklaratë ndaj Greqisë: Askush nuk guxon të cenojë kufijtë e Shqipërisë! Shqipëria është shteti më paqësor në rajon

Është bërë e ditur se kancelarja gjermane, znj. Angela Merkel, sot është prononcuar në mediat gjermane lidhur me çështjen Shqipëri-Greqi dhe tensionet mes dy vendeve janë acaruar shumë ditët e fundit.

Po ashtu, ajo kritikoi ashpër qeverinë greke për pretendime territoriale në shtetin fqinj, duke theksuar se Shqipëria është një shtet i pavarur dhe pjesë e NATO-s, por së shpejti do t’i bashkohet edhe familjes së madhe të Bashkimit Europian.

“Askush nuk guxon të cenojë kufijtë e Shqipërisë! Shqipëria është shteti më paqësor në rajon dhe si i tillë do të mbetet”, është shprehur Merkel.

Gjithashtu kancelarja Merkel kërkoi nga qeveria greke që të qetësojnë zërat për pretendime territoriale me Shqipërinë, por nuk e la menjëanë edhe konfliktin Turko-Grek.

Kancelarja Merkel kërkoi nga të dyja palët që të gjejnë një rrugë për dialog, sepse kjo situatë e tensionuar nuk do t’i bënte mirë askujt.