Shtohen rastet me virus, 121 të prekur dhe 3 vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur krahasuar me një ditë më parë, dje ishin 72 por edhe më pak testime, ndërsa sot janë regjistruar 121 të infektuar të rinj në 1410 teste të kryera.

Po ashtu kanë nëdrruar jetë edhe 3 pacientë, dy nga Prilepi të moshës 63 vjeç dhe 83 vjeç, ndërsa viktima e tretë është nga Struga i moshës 60-vjeçare. Janë shëruar edhe 1402 pacientë në 24 orët e fundit. Ndërsa numri total i rasteve aktive ka zbritur në 1881.