Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve ballkanik për të ashtuquajturin Mini-Schengen. Ai tutje i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, ndërkohë që nuk ka komentuar deklarimet e Donald Trump, se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Bota Sot. Ai pas një vizite që i bëri Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet...
Continue reading...admin
Qeveria ndan 54 milionë euro për shpërblimin e punonjësve shëndetësor
Me rishikimin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milion denar shpërblim për të gjithë punëtorët e shëndetësisë që janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid-19. Paratë do të shpërndahen tek të gjithë të punësuarit në Kovid-Qendrat në Shkup dhe në qytetet tjera në vend. Këto 54 milion janë pjesë e 243 milion denarëve të cilat Qeveria i ndau për shëndetësinë. Mjetet tjera financiare do të shfrytëzohen për furnizimin e ilaçit Remdesivir, për furnizim me vaksina, për teste të Covid-19, si dhe për nevojat e institucioneve të shëndetit publik. Propozimi për rishikimin e buxhetit është në procedurë parlamentare...
Continue reading...Europa e ngërthyer nga Corona
Në Gjermani po rriten tej mase infektimet, kurse Çekia, Belgjika dhe Holanda janë kthyer ndërkohë në vatra të rrezikshme të pandemisë. Një vështrim mbi përhapjen me shpejtësi të virusit kudo në Europë. Në fillim ishte kancelarja Merkel që u shpreh për një reduktim në minimum të kontakteve dhe heqjen dorë nga udhëtimet, e pas kësaj u bë i ditur lajmi, se ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është infektuar me Corona. Më 23 tetor Instituti Robert Koch bëri të ditur se janë kaluar më shumë se 11.000 infektime në 24 orë. Në vende të tjera situata është më e rënduar....
Continue reading...Ilir Meta: Shqipëria e fundit në Evropë për numrin e testimeve ndaj COVID-19, të infektuarit janë rritur me 11 herë
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për numrin e ulët të testimeve ndaj COVID-19 në vendin tonë, që sipas tij e rendisin Shqipërinë të fundit në rajon. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, presidenti shprehet se kjo është një e dhënë shumë shqetësuese nisur edhe nga direktivat që nga fillimi të OBSH, sipas të cilës testimet janë mënyra më e mirë për gjurmimin e më tej izolimin e çdo rasti me virus. “Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën...
Continue reading...Italia rikthen masat kufizuese, nga e hëna baret dhe restorantet të mbyllura pas orës 18:00
Qeveria italiane për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve ditor me Covid 19, ka rikthyer një pjesë të masave kufizuese anti-covid. Kryeministrit Giuseppe Conte ka firmosur dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19, që pritet të hyjnë në fuqi të hënën e 26 tetorit.Sipas këtij vendimi baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Gjithashtu pas orës 18:00 do të mbyllen dhe palestrat, kinematë dhe kalcetot. Mediat vendase bëjnë me dije se dekreti i firmosur nga kryeministri do të jetë në fuqi deri më datë 24 nëntor. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj...
Continue reading...Plot 1.75 metra, Rapunzeli i jetës reale: Vajza që për 15 vjet nuk i ka prerë kurrë flokët
Jo domosdoshmërisht i duhet të lëshojë flokët e saj jashtë kështjellës, që princi të mund të ngjitet, por sidoqoftë 31-vjeçarja nga Gjermania, Stefanie Classen njihet si Rapunzel. Flokët e saj janë plot 175 centimetra të gjatë, saktësisht 7 centimetra më shumë se gjatësia e saj trupore. Ajo e nisi këtë eksperiencë interesante kur ishte 16 vjeçe dhe prej 15 vitesh nuk i ka prerë kurrë flokët. Jo vetëm që Stefanie nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë, por madje ëndërron të arrijë gjatësinë 2 metra. Nisur nga fakti se flokët i janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, një...
Continue reading...Spanja përgatitet të kthejë gjendjen e emergjencës
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka zhvilluar një mbledhje me ministrat për të diskutuar vendosjen e gjendjes së emergjencës. Gjendja e emergjencës në Spanjë i jep pushtet të jashtëzakonshëm qeverisë, përfshirë mundësinë për vendosjen e kufizimit të të drejtave bazë, si liria e lëvizjes. Kjo është hera e tretë që qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës. Më parë ministri i shëndetësisë lajmëroi se si do të vendoset shtetrrethimi, njësoj si në Francë. Spanja dhe Franca janë dy vendet evropiane që kanë kaluar shifrën e 1milionë të infektuarve me Covid19, në Evropë. Të premten, kryeministri spanjoll u shpreh se kjo shifër...
Continue reading...Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria firmosin marrëveshje me SHBA-të për rrjetin 5G
Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë firmosur një marrëveshje me SHBA-në për sigurinë e rrjetit 5G, nga kompanitë kineze si Huawei. Marrëveshjet u firmosën në një ceremoni të mbajtur të premten online nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo. Të trija vendet u bënë pjesë e nismës për një Rrjet të Pastër, të teknologjisë. Nënsekretari amerikan për ekonominë dhe energjinë, Keith Krach tha se Kosova është një partner strategjik dhe e përshkroi ceremoninë si provë e miqësisë së dy vendeve. E njëjta marrëveshje u nënshkrua edhe nga Serbia në shtator, gjatë takimit me presidentin Trump. 10 ditë pasi Serbia...
Continue reading...Franca tërheq ambasadorin nga Turqia
Franca ka dënuar një deklaratë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i cili vuri në dyshim “shëndetin mendor” të homologut të tij francez Emmanuel Macron mbi deklaratën e tij në lidhje me karikaturat e Profetit Muhamed, duke theksuar se vendi do të tërhiqte ambasadorin e tij nga Turqia, njoftoi agjencia e lajmeve Sputnik. “Fjalët e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Fyerjet dhe vrazhdësia nuk janë mënyra. Ne i kërkojmë Erdoganit të ndryshojë drejtimin e tij politik, sepse politika e tij është e rrezikshme në të gjitha kuptimet. Ne nuk po hyjmë në polemikë të panevojshme dhe nuk po pranojmë fyerje,”...
Continue reading...Zhvillimet ‘e nxehta’ me Greqinë! Zbardhet kërkesa e papritur e deputetit grek në Parlamentin Europian për Shqipërinë
Deputeti grek në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogiannis, ka rikthyer në vëmendje çështjen e teksteve shkollore në Shqipëri në lëndët e gjeografisë e historisë. Në seancën e 5 gushtit 2020, ka ngritur disa pyetje lidhur me çështjen në fjalë. Sipas deputetit të partisë në pushtet ‘Nea Demokratia’ të kryeministrit Mitsotakis, në vitin 2018 Shqipëria e Greqia kanë rënë dakord që nga librat shkollorë të hiqeshin referenca si ‘territore shqiptare në Greqi’ bashkë me hartat e ilustrimet. Autoritetet europiane kanë qenë po kështu të mendimit se kjo kërkesë themelore e palës greke do konsolidonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do siguronte...
Continue reading...




