Spanja përgatitet të kthejë gjendjen e emergjencës

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka zhvilluar një mbledhje me ministrat për të diskutuar vendosjen e gjendjes së emergjencës. Gjendja e emergjencës në Spanjë i jep pushtet të jashtëzakonshëm qeverisë, përfshirë mundësinë për vendosjen e kufizimit të të drejtave bazë, si liria e lëvizjes.

Kjo është hera e tretë që qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës. Më parë ministri i shëndetësisë lajmëroi se si do të vendoset shtetrrethimi, njësoj si në Francë.

Spanja dhe Franca janë dy vendet evropiane që kanë kaluar shifrën e 1milionë të infektuarve me Covid19, në Evropë. Të premten, kryeministri spanjoll u shpreh se kjo shifër mund të jetë 3 milionë, për shkak të mungesës së testimeve dhe faktorëve të tjerë. Spanja gjithashtu, raportoi të paktën 20 mijë raste të reja ditore dhe 231 vdekje, të premten.