admin

Rama: Pa emigracion masiv Shqipëria do ishte një e vdekur klinike

Kryeministri Edi Rama, këtë të hënë  po prezanton programin e Partisë Socialiste “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur tek emigracioni duke thënë se lëvizjet kanë qenë të vazhdueshme në këto tre dekada, ndërsa thekson se këtë fakt nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri. “Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant”, u shpreh ai. Gjithashtu ai theksoi nëse reformat e nisura nga qeveria e tij do të ishin ndërmarrë 27 vite më parë, Shqipëria sipas tij nuk do të ishte në gjendjen aktuale, por do të ishte në...

Continue reading...

Shokon Alfred Cako: Këta janë 2 mjekët që donin t’i bashkoheshin politikës por Rama i refuzoi

I ftuar në Top Channel ditën e kaluar konspiracionisti Alfred Cako ka vazhduar të shokojë me deklaratat e tij. Ai zbuloi për herë të parë 2 emra të mjekëve të tjerë të mjeksisë që kishin shumë dëshirë t’i hynin politikës. Ai tha se Skënder Brataj dhe Tritan Kalo donin të ishin pjesë e listave për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit por Rama nuk i pranoi pasi nuk donte të rrezikonte. “Skënder Brataj ka tentuar që të behët pjesë e politikës, madje edhe Tritan Kalo ndaj dha dorëheqjen se donte të bëhej deputet, por Rama nuk e bëri...

Continue reading...

Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat e bujshme: Të martën plas bomba e madhe në Partinë Demokratike

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një analizë mbi marrëdhënien Berisha-Basha për listat e kandidimit. Ai tregon se pas publikim të listave pas disa ditësh, gjysma e PD-së do të dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Reagimi i plotë i Kreshnik Spahiut: “Lulzim Basha ka mbyllur telefonin dhe nuk i përgjigjet askujt. Ai nuk pret më askund në zyrë deri të hënën në mesnatë. Kryesia e partisë s’ka dijeni. Këshilli kombëtar nuk egziston. Afati ligjor i listave për deputet, po vjen drejt fundit. Askush s’ka dijeni për listat e deputeteve: –...

Continue reading...

“Pjesë e skuadrës së PS-së më 25 prill”, Rama prezanton 3 emigrantët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar tre kandidatë emigrant shqiptarë për deputetë ditën e sotme, që do të jenë pjesë e skuadrës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. I pari është Lavdrim Krashi nga Dibra, i cili shkoi për studime në Londër dhe tashmë ka krijuar jetën e tij atje. “Një emigrant nga Londra do jetë pjesë e skuadrës. Lavdrim Krashi prej Dibre, ikur prej shumë vitesh. Sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashkinë e Londrës, njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin e shqiptarëve, me dibranët se janë njëherë dibranët pastaj  vijnë tjetër”, tha Rama. “Quhem Lavdrim...

Continue reading...

Kontrolle të mëdha policore në komunën e Sarajit

Kontrolle të shtuara të policisë vërehen dy ditët e fundit në tërë teritorin e komunës së Sarajit, të cilat kanë të bëjnë me përcjelljen e situatës për sa i takon rrespektimit të masave anti-Covid. Në disa vendbanime siç janë hyrje daljet e teritorit të komunës, pastaj në Bukoviq, Sfillare e Gllumovë patrullat policore kryesisht ndalojnë veturat që qarkullojnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes, i kontrollojnë rregullshmërinë e dokumentacionit dhe mbajtjen e maskës.

Continue reading...

Gjermania merr vendimin më të fundit, duke nisur nga kjo ditë i gjithë shteti rifutet në karantinë

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë. Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve. Karantina do të nisë të hënën, më 2 nëntor.Kjo vjen pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës. Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh. Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.

Continue reading...

Zëdhënësja e KE-së: BE pret që kuvendi të presë opinionin e Venecias

Kështu deklaroi të martën zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez kur u pyet nga gazetarët për kërkesën e Metës për një opinion nga Venecia për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Gjatë një konference për shtyp, Pisonero theksoi se eurokomisioneri Varhelyi ka këmbëngulur që kuvendi të presë opinionin e KV-së: “Ju keni parë Twitter-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteve shqiptare.Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me...

Continue reading...

Mbrojtja e hebrenjve, kryetari i Parlamentit dhe ministrja e Izraelit: Merrni shembull nga Shqipëria

Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin u kërkoi të gjitha vendeve që të marrin shembullin e Shqipërisë dhe t’i thonë “JO” anti-semitizmit dhe diskriminimit. Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, ai tha se leksionet e shumë dekadave më parë janë edhe sot më aktuale se kurrë prandaj duhet të jemi vigjilentë për të luftuar fenomenin. “Shqipëria ka një histori të gjatë kundër anti-semitizmit, nuk është e habitshme që sot ka ndërmarrë rolin e liderit për të diskutuar për këtë cështje. Të gjithë e kujtojmë guximin e popullit shqiptar dhe përpjekjen e 73 shqiptarëve duke strehuar hebrenjtë. Shqipëria i vetmi...

Continue reading...

Mickoski kërkon që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit e paralelisht edhe pandemia me koronavirus, lideri i opozitës maqedonase kërkon që gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin shtetëror dhe privat të lirohen nga puna. Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore tregon se gjendja është alarmante dhe për këtë arsye gratë shtatzëna duhet t’i mbrojmë nga ky rrezik,- ka shkruar në Facebook, Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së. Mickoski, gjithashtu ka propozuar që edhe të sëmurit kronik të lirohen nga puna për shkak të rrezikut të lartë nga ndotja e ajrit dhe koronavirusi.

Continue reading...