Plot 1.75 metra, Rapunzeli i jetës reale: Vajza që për 15 vjet nuk i ka prerë kurrë flokët

Jo domosdoshmërisht i duhet të lëshojë flokët e saj jashtë kështjellës, që princi të mund të ngjitet, por sidoqoftë 31-vjeçarja nga Gjermania, Stefanie Classen njihet si Rapunzel. Flokët e saj janë plot 175 centimetra të gjatë, saktësisht 7 centimetra më shumë se gjatësia e saj trupore.

Ajo e nisi këtë eksperiencë interesante kur ishte 16 vjeçe dhe prej 15 vitesh nuk i ka prerë kurrë flokët. Jo vetëm që Stefanie nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë, por madje ëndërron të arrijë gjatësinë 2 metra.

Nisur nga fakti se flokët i janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, një centimetër në muaj, s’duket fort larg dita kur Rapunzeli të ketë realizuar ëndrrën e saj të çmendur.