Vlonjati i ofron punë Ramës: Të jap dyfishin e rrogës që merr si Kryeministër

Bizneset që operojnë në zonën e Lungomares në Vlorë kërkojnë të qëndrojnë hapur edhe pas mesnate, me këtë arsye përfaqësuesit e tyre protestuan para komisariatit të policisë. Ndërsa thonë se për kërkesën e tyre kanë lënë afat deri të dielën duke kërcënuar se do të mbyllin lokalet e tyre , përfaqësuesi i tyre i bëri një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e situatës, madje i ofroi dhe punë. Biznesmeni Dionis Sota iu drejtua kryeministrit Rama, si njeriu që ata kanë më shumë besim, duke thënë: Ne i bëjmë thirrje gjithashtu kryeministrit që në këto kushte ku ne mezi...