“Super lajm”, Rezart Veleshnja bën reagimin surprizë pas vendimit të kryeministrit Rama

Pas 3 fundjavash izolimi qeveria ka menduar që të nisë procesi i hapjes duke nisur nga kjo e shtunë duke lënë bizneset hapur. Por pavarësisht nga këto hapa lehtësues sërish do të ketë kufizime për këmbësorët.

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ironizon vendimin duke e quajtur super lajm dhe shprehet se bizneset le të qëndrojnë hapur vetëm për ajrosje.

Veleshnja shkruan në rrjetet sociale:

“Të shtunën bizneset hapen, super lajm! Por, njerëzit nuk lejohet të dalin! Kështu që bizneseee hapini sa për ajrosje dyert!!”. – ka shkruar Veleshnja.