Harrojeni Afërdita Dreshajn, motra e këngëtares lë “pa frymë” rrjetin me pozat nga bisha luksoze (FOTO)

Afërdita Dreshaj është një prej vajzave më të bukura shqiptare, dhe shpesh ka zënë faqet e para të mediave rozë. Por motra e vogël e këngëtares nuk mbetet mbrapa përsa i përket pamjes. Jehona Dreshaj, blogerja dhe influecer në rrjetet sociale ka bërë së fundmi namin me pozat e publikuara.

Ajo shfaqet shumë joshëse nga sendilja e një “Rolls-Royce”, një prej makinave më luksoze. Jehona mbushi pak ditë më parë 27 vjeç ku në festën e ditëlindjes nuk nguroi të shfaqej sërish shumë provokuese.

Ndërkohë motra e madhe, Afërdita Dreshaj është bërë nënë për herë të parë para 6 muajsh dhe lajmet e fundit për këngëtaren kanë qenë rreth zhvendosjes së saj në Europë.

Zhvendosja ka arsye dhe lidhet me pjesën profesionale të bashkëshortit të saj, Jakub Kindl.