Çfarë duhet të ndodhë që Basha të jap dorëheqjen? Gjekmarkaj befason me përgjigjen e tij: Fundi i vjen kujtdo

I ftuar në “Politiko”, deputeti i PD-së është gjendur përballë një pyetje të sikletshme. “Çfarë duhet të ndodhë që Basha të japë dorëheqjen?”

Ndërkohë Gjekmarkaj dha një përgjigje diplomatike duke thënë se ditën që do të humbë kur të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme.

“Përgjigja nuk do kënaqë askënd, as mua, as ty as publikun. Kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe të humbë me to. Fundi i vjen kujtdo,” tha Gjekmarkaj.