“Seriozisht e keni ju”, Sindi e revoltuar bëhet gati të godasë Mevlanin dhe braktis studion (VIDEO)

Juliani dhe Sindi sot pat%n një përleshje të fortë mes tyre. Ditën e djeshme Sindi pati një përleshje të ashpër me djalin e ri që hyri në “Përputhen” së fundmi, Julianin, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit u shpreh se shumë i kishin sugjeruar të dilte në një takim me Sindin, sepse është si vaj Borshi, ekstra i virgjër.

Sindi e cilësoi si koment seksist dhe madje kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur, “O unë, o ti në këtë studio”.

Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, tha Sindi.

Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Mevlani, që tha se Juliani nuk i ofendoi dhe me siguri Sndi nuk do reagonte në këtë mënyrë nëse Juliani do i thoshte se është si lule tulipani.

Sindi i kërkoi Mevlanit që të mos ndërhynte, mirëpo ky vazhdoi të komentonte dhe Sindi u ngrit e u bë gati ta godiste.

U desh që konkurrentët meshkuj të tjerë që ajo të ndalej, por më vonë Sindi u largua nga studioja duke bërtitur dhe duke u ndjerë e ofenduar./Lajmi.net

Video:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)