Jim Belushi hap lokal në fermën e tij dhe i vendos emërin në gjuhën shqipe (FOTO)

Jim Belushi për asnjë çast nuk nguron të tregojë se origjina e tij është shqiptare. Këtë e ka treguar dhe së fundmi me emrin e lokalit që ai e ka hapur në fermën e tij.

Aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook para lokalit dhe sipër shihet tabela ku është vendosur emri i lokalit ‘Engjëll Caffe’.

Të shumta kanë qënë komentet që aktori ka marrë në foto nga shqiptarët të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjest. Kujtojmë që aktori është larguar nga kinemotografia për t’ju përkushtuar fermës ku kultivon ma.rijuanë e cila ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara.