Sali Berisha ‘kopjon’ Ramën, përplaset me qytetarët: “Ti je një plerë” (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë jashtë pritshmërive në rrjetet sociale. Të gjithë jemi mësuar që kreu i qeverisë Edi Rama, ndryshe nga politikanë të tjerë iu përgjigjet qytetarëve në rrjetet sociale, qoftë komente pozitive, por edhe negative.

Berisha, mesa duket po “kopjon”, kryeministrin, pasi ndryshe nga herët e tjera, në postimet e tij nuk shfaqet asnjë replikë. Në videon që ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka komentuar si dhe pse e fshehu Rama dokumentin për vaksinën sinovac, Berisha ka debatuar me ndjekësit.

“Ty tejap te drejte se je Doktor. Po tani e ngaterrove pak me politiken. Vaksina nuk skadon per 1 muaj mos fol gomarlliqe. Fol pak me përgjegjësi”, i shkruan një qytetar.

Berisha i kthehet se “Nuk thash se skadon per nje muaj por kohen e skadences nuk e ka te gjate”.

“Ti je një plerë, vjen era kërmë, mos fol.”

Një ndjekës tjetër i shkruan “Ti je nje plere vjen era kerem”.

“Gjuha e sharsit te paguar nuk meriton përgjigje”, i shkruan Berisha.