“Sa më shpejt ta shoh kryeministër”, vjen urimi i parë nga krerët e degëve për Lulzim Bashën

Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po shkon drejt një fitore të sigurt për konfirmimin e tij në drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend. Në rezultatin paraprak të zgjedhjeve të zhvilluara ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri, Lulzim Basha ka fituar 80% të votave në të gjithë vendin. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 15.5%.

Xhevdet Amuli kryetar PD, dega Shkodër, ka njoftuar rezultatin e votimeve për Shkodrën, duke i uruar fitore Lulzim Bashës dhe duke shprehur dëshirën për ta parë sa më shpejt Kryeministër.

“Sapo kanë përfunduar numërimet, Rezultatet përfundimtare janë këto: Lulzim Basha ka marrë 1045 vota. Z. Agron Shehaj 148 vota. Zonja Harxhi 20 vota dhe Z. Kadilli 14 vota. Në listën zgjedhore kanë qenë 3061 votues. Pjesmarrja 4o.7% pjesmarrje. Ky është rezultati. I uroj suksese Zotit Basha si kryetar i PD-së dhe sa më shpejt të vijë me fitore dhe ta shoh kryeministër të Shqipërisë”, shkruan ai.