Pëllumb Pipero optimist, jep mesazhin që na qetëson të gjithëve

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë maska, pasi virusi nuk është zhdukur. Pipero tha se situata nuk duhet neglizhuar pasi “virusi është midis nesh, mund të na sëmurë sërish e mund të na marrë edhe jetën nëse nuk respektojnë disa rregulla elementare”.

Ndërkohë që shumë qytetarë janë të shqetësuar në lidhje me pushimet e verës dhe mundësinë e një infektimi në plazhe, Pipero u shpreh:

“Plazhi, rëra, dielli, janë shumë të shëndetshëm nëse ruajmë protokollet. Nëse mbajmë distancën dhe mbajmë maskën do kemi shëndet të plotë dhe të pushojmë të qetë. Duhet t’i vendosim ne kufijtë me virusin, në mënyrë që të shijomë stinën e verës e të pushojmë”. – përfundoi ai.