Rama publikon pamjet dhe paralajmëron ndryshimin që do të ndodhë në këtë qytet të Shqipërisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Tepelenë, ku ka parë nga afër punimet përreth kalasë së Ali Pashës. “Në kalanë e Ali Pashës, e cila po del nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe po çlirohet nga brenda prej gardheve, mureve, sustave, derrasave, llamarinave, mbeturinave, për t’u kthyer në një destinacion turistik”, – shkruan Rama përmbi pamjeve që publikon.

Postimi i Ramës në Facebook:

“Tepelenë – Në kalanë e Ali Pashës, e cila po del nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe po çlirohet nga brenda prej gardheve, mureve, sustave, derrasave, llamarinave, mbeturinave, për t’u kthyer në një destinacion turistik, ku godinat që nuk do të prishen do të integrohen në një projekt banesash karakteristike, të cilat do t’u sjellin banorëve të kalasë të ardhura, si bujtina apo dyqane të vogla artizanati e produktesh të zonës.

#ShqipëriaQëDuam☀️

#TEPELENAqëDUAM❤️” – shkruan Rama.

VIDEO: