Përplasja mes Këshillit bashkiak dhe Dritan Lelit, kryeministri Rama bën lëvizjen urgjente, zbardhet çfarë do të ndodhë nesër

Situata mes anëtareve të Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli duket se po acarohet nga dita në ditë.

Ndërkohë që ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga kryeministri për tkëtë situatë të krijuar në këtë bashki socialiste, ‘Top News’ mëson se Edi Rama do t’i drejtohet Vlorës këtë të premte për t’u takuar me asamblenë e partisë socialiste në këtë qytet.

Megjithatë kreu i bashkisë Dritan Leli ka kërkuar një takim virtual me këshillin bashkiak me datë 29, por me sa duket nuk është në dijeni për takimin që do të kenë me kryeministrin kolegët e tij socialist.

“Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, – tha Leli.

Mësohet se fokusi i vizitës së kreut të socialistëve Edi Rama në Vlorë do të jetë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për marrëdhënien e partisë me Dritan Lelin dhe këtij të fundit me bashkinë.

Kujtojmë se Lelit iu kërkua të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë në mënyrë që të kandidonte për deputet me 25 prill, por pasditen e 8 marsit, ai e fiku telefonin pa kthyer asnjë përgjigje duke e detyruar Ramën të vendoste një tjetër emër në vend të tij.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama dhe deputeti i Vlorës Damian Gjiknurin nisën të jenë edhe publikisht kritikë të Dritan Lelit.