Sipas Inteligjencës ukrainase, Rusia po synon ta ndajë Ukrainën në dy pjesë

Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska, tha të dielën kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, ky vendim ka ardhur pasi Rusia ka dështuar të pushtojë gjithë Ukrainën, raporton Reuters.

“Rusia po shikon të krijojë një Kore të Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, ka thënë kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov.

Mes tjeras, Budanov ka paralajmëruar se Ukraina së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia.