“Qeveria nuk ka dështuar sot”, Manjani del me paralajmërimin e fortë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë për masat e marra në kuadër të situatës së koronavirusit.

Sipas Manjani masat e qeverisë nuk kanë qenë efektive se nuk janë marrë në kohën e duhur, por ai shprehet se një ditë të gjithë do ta kalojmë këtë virus.

Manjani shkruan se pjesa dërrmuese do të shpëtojn, ndërsa një pjesë e vogël fatkeqësisht nuk do të mund ta përballojë dot këtë virus të paparashikueshëm.

Postimi i Manjanit:

“Qeveria nuk ka dështuar sot, por që në fillim të këtij viti kur nuk mori asnjë masë anti COVID.

Sot po vuajmë pasojat e mosmarrjes së masave mjeksore në kohën e duhur. Sot po vuajmë edhe pasojat e masave ekstreme të mbylljes diktatoriale të jetës në vend, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me virusin.

Ndaj ç’qe për tu bërë u bë. Virusi shëtiti e shëtit ende i lirë. Tashmë ska as qeveri e as perëndi ti bëjë derman.

Virusi do bëjë punën e vet…

Të gjithë do infektohemi, herët a vonë. Shumica dërrmuese to ka kalojë. Disa prej nesh mund të dështojnë.

Për fat të keq, kështu është. Askush sdi asgjë më shumë.

Më të suksesshmit në këtë betejë ishin ata që e kontrolluan me teste rigoroze. Pra e kontrolluan, nuk e zhdukën…

Në vende si ne, ku keqqeverisja është normë, nuk ka më kuptim të presësh ndihmë.

Në një vend ku qeveria shpall fajtorë ata që sëmuren, nuk ke çpret më!

Ndaj duhet kujdes individual dhe kurajo për t’i bërë ballë edhe këtij virusi deri në arritjen e imunitetit të tufës.

Jam i bindur që do ta kalojmë edhe këtë flamë. Kemi kaluar shumë të tilla dhe gjithmonë me qeverinë në kurriz, jo në krah…”, – shkruan Manjani.