Publikohen formacionet zyrtare të Izraelit dhe Kosovës – ka befasi te “Dardanët”!

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Izrael – Kosovë

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.

Kosova hyn në këtë përballje me tri pikë të grumbulluara, ndërsa sfida ndaj Izraelit është e rëndësishme për objektivin e saj për të mbetur në garë për vendin e parë në grup.

Në anën tjetër, Izraeli e nis këtë ndeshje pas një starti të vështirë në kompeticion. Përfaqësuesja izraelite ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, ndaj kërkon pikët e para në këtë përballje.

Të dyja skuadrat tashmë kanë bërë publike 11-shen startuese, duke i dhënë fund pritjes për formacionet zyrtare para fillimit të ndeshjes.