Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila merr postin e rëndësishëm në PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Andi Lila koordinator të PD për sportin. Andi Lila është një ndër figurat publike që është i përfshirë në politikë dhe ka shprehur publikisht angazhimin e tij në Partinë Demokratike.

Andi Lila ka deklaruar më herët se synon krijimin e Ministrisë së Sportit e cila do të funksionojë më vete. Sipas tij kjo ministri duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti

Deri më tani Partia Demokratike ka emëruar disa koordinatorë në disa fusha të ndryshme:
–Eno Bozdo– Koordinator kombëtar për energjinë
–Eduard Halimi– Kordinator i Posacëm Politik
–Endri Hasa– Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Digjitalizimin
–Gazment Koduzi– Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë