Aksident tragjik shtatë persona humbin jetën dhe shum të lënduar

Aksident i rëndë në Turqi, bilanci tragjik: 7 viktima dhe 13 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar në provincën Gaziantep, në juglindje të Turqisë, ku shtatë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 13 të tjerë janë lënduar.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur pranë zonës rurale Acaroba, ku një autobus që udhëtonte në linjën Hatay–Gaziantep është përplasur me një automjet.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të shumta të emergjencës, përfshirë zjarrfikës, policinë, xhandarmërinë, ekipet e AFAD-it, personelin shëndetësor dhe njësitë UMKE.

Të lënduarit janë transportuar në spitalet përreth, ku po marrin trajtimin mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Informacionet paraprake mund të ndryshojnë në varësi të përfundimit të hetimeve.