Ndizet debati brenda PD-së në Shkodër, anëtari i strukturës i drejtohet Shehajt: Çfarë kërkon këtu

Ditën e sotme ka ndodhur një debat mes anëtarëve të Partisë Demokratike dhe Agron Shehajt. Mësohet se një nga anëtarët e strukturave të PD në Shkodër iu është kundërvënë duke i thënë se nuk ka asnjë arsye që të jetë në qytet pasi dhe ai është pjesë e humbjes.

‘Ti je pjesë e humbjes. Çfarë kërkon në Shkodër? Ju s’mund të sillni ndryshimin. Ju nuk kundërshtuat Bashën‘- mësohet ti ketë thënë anëtari i strukturave të PD-së, Shehajt.