Monika Kryemadhi zbulon planet e Ilir Metës: LSI është një kostum që i rri ngushtë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Presidenti Ilir Meta në përfundim të mandatit si President mund të jetë ideatori i një lëvizje të re.

Sipas saj, “kostumi” i LSI-së i rri shumë i vogël një politikani si Meta, të cilin e cilëson si një instrument që bashkon shumë grupe.

Deklarata e Kryemadhit:

“Nuk e di nëse do të kthehet në LSI apo jo sepse LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Për hir së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen, është politikani i vetëm që Kryemadhi me Bashën me vendimet që morën, e përballën tre herë me togat e pushkatimit: dy herë në Venecia ku ai e fitoi betejën dhe 1 herë në Gjykatën Kushtetuese ku ai e fitoi prapë betejën për gabimet e Monika Kryemadhit dhe keqdashjet e Bashës. Meta është instrument që bashkon shumë grupe. Në manifestimin e 2 marsit të gjithë janë shokuar se në 10 ditë pati mbi 50 mijë qytetarë të Tiranë”, tha Kryemadhi.