Lulzim Basha u konfirmua në krye të PD-së, reagon Agron Shehaj dhe ka një mesazh të rëndësishëm

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pasi zyrtarisht fitues u shpall Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj falenderon mbështetësit.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë.

Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00”, – shkruan Shehaj.

Jemin Gjana, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, tha se Shehaj mori 6 038 vota të anëtarëve të PD. Fituesi i zgjedhjeve ishte Basha me 32 882 vota.