Kurti ndihet ‘i rrezikuar’ për zgjedhje, fton hoxhën Elvis Naçi për pak fushatë

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar përkrahjen e kandidatëve të partisë së cilës i përket, para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, derisa nuk ka hezituar as t’i ftojë në kryeministri ata.

Kësaj here Kurti vazhdoi fushatën për Shpejtim Bulliqin, i cili kandidon për komunën e Podujevës.

Bashkë me Bulliqin i ftuar ishte edhe hoxha Elvis Naçi, i cili nuk dihet për arsyet për të cilat ndodhej atje.
Madje e tërë çudia e madhe ishte se ai ishte ftuar në kryeministri, duke treguar ‘’një flirtim’’ me elektoratin që i takojnë fesë islame.

Kujtojmë se Kurti këtë flirtim e ka bërë që nga koha kur u zgjodh kryeministër, ku nëpër tubime e konferenca shpeshherë ndalej në gjysmë për ‘’të respektuar ezanin’’, e për këtë ishte kritikuar shpeshherë.