Organizoi dasmë duke shkelur masat anti-Covid: Gjobitet me shumën e majme pronari i lokalit

Pronari i një lokali në Sukth është gjobitur me 1 milionë lekë pasi organizoi dasmë në duke thyer protokollet e sigurisë.

39-vjeçari me inicialet, E.K. nuk mori parasysh ligjin dhe vendimin e qeverisë për të ndaluar grumbullimet në këtë periudhë pandemie.

Ai është pronar i një lokali dasmash dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë njerëzit ishin të gjithë mbledhur shumë pranë njëri-tjetrit dhe muzika e lartë shqetësoi edhe banorët e zonës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.