Përplasjet Rama-Kurti, flet Haxhiu: Albini synon bashkimin Kosovë-Shqipëri

Analisti Baton Haxhiu duke folur për raportet mes Kryeministrave Rama dhe Kurti, tha se Albin Kurti synon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por sikurse e cilësoi ai këtë e bën për qëllime feudale.

Në studion e emisionit “Opinion”, Haxhiu tha se Kurti e ka Kosovën trampolinë për të arritur aty ku do.

Pjesë nga biseda:

Haxhiu: “.Albini e ka garën me të ardhmen, sepse e e vetmja pengesë për të është ky (referuar Ramës)”

Fevziu: “Përplasja lidhet me ambicjet e gjithsecilit?”

Haxhiu: “Albini e ka Kosovën trampolinë për të arritur aty ku do.”

Fevziu: “Kush është ajo që do?”

Haxhiu: “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.”

Fevziu: “Inshalla po ta ketë atë mendje.”

“E ka mendjen sepse nuk i mjafton në lëkurën e tij nuk i arrin atë që ka. Ambicjet e tij janë feudale që të arrijë atë më të madhen. Të gjithë njerëzit si Albin Kurti e kanë një ambicje historike më të madhe se ambicja politike momentale” – tha Haxhiu.